Humbet në New York, 9-vjeçari kalon një ditë të bukur

Shumë fëmijë të moshës 9-vjeçare do të trembeshin nëse nuk do kishin prindërit e tyre pranë sidomos në një qytet gjigand si New Yorku, por për një 9-vjeçar kjo ishte një mundësi për të eksploruar qytetin.Chris Villavicencio, i cili u raportua i humbur nga familjarët teksa po vizitonin Kopshtin Zoologjik, ai kaloi dy orë të mira duke shëtitur në sheshin ‘Time Square’ dhe në përpjekje për të gjetur familjen e tij.Por vogëlushi pasi u gjet nga policia, u shpreh se ishte dita më e bukur e jetës së tij sepse pati mundësinë të vizitojë disa nga vendet që kishte dëshirë.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter