Naomi Campbell dhe pushimet e saj ‘High Class’

Ka qënë një ndër të ftuarat e nderit në festën e ditëlindjes së stilistit të Givenchy-t, Riccardo Tisci mbrëmjen e së shtunës organizuar në Ibiza, duke shfrytëzuar këtë rast edhe për disa ditë pushimesh luksoze.Edhe pse ka qëndruar gjithë natën zgjuar duke festuar, modelja Naomi Campbell është fotografuar rrezatuese si gjithmonë teksa shijonte rrezet e diellit në jahtin super luksoz të Roberto Cavalli-t, i cili ishte ankoruar në brigjet e Ibizës në Spanjë.Supermodelja veshur me bikini shumë ngjyrshe dhe një fund të shkurtër, nxjerr në pah trupin e saj me format më të lakmuara për femrat, teksa ishe nën shoqërine e disa meshkujve në kuvertën e varkës luksoze.Ikona e stilit, 44 –vjeçarja Naomi postoi në rrjetet e saj sociale disa foto së bashku me Kim Kardashian dhe Kanye West si dhe modelen Kate Moss. Veshur ne mjë fustan të gjatë elegant Naomi nxirrte në pah trupin e saj të gjatë dhe elegant.Ndërkohë vetë modelja Kate Moss kishte veshur bikini ngjyrë jeshile, duke mbuluar me modesti trupin me një fustan rrjetë të tejdukshëm.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter