Android, pothuajse 900 mijë aplikacione janë klonuar

80% e 50 aplikacioneve të parë të Google Play janë klonuar, rikrijuar nga zhvilluesit ndryshe nga ato origjinalët, dhe përmbajnë rreziqe të fsheura si malware është thënë nga laboratoret Trend Micro.Sipas raportit janë 890 mijë e 482 aplikacione të klonuar, dhe prej këtyre 59 mijë e 185 janë konsideruar adware agressive, ndërsa 394 mijë e 263 janë malware.Praktikisht 100% e aplikacioneve në kategoritë Widgets, Media&Video dhe Finance janë klonuar, po ashtu dhe 90% e atyre në Biznes, Music&Audio, 70% e aplikacioneve në kategorinë e lojrave dhe Live Wallpapers dhe 40% e aplikacioneve në kategorinë mjekësore.“Aplikacionet e klonuar janë gjetur të gjitha në dyqanet e palës së tretë, shpjegon Trend Micro, dhe mund të kenë efekte të ndryshme kur instalohen në pajisjet, si vjedhja e të dhënave të kreditit deri në kontrollimin e pajisjes nga një i huaj.”Mundësia për tu ndeshur me një aplikacion të klonuar, thuhet nga raporti, është shumë e lartë./o.b/oranews.tv/