Seksi rastësor na bën të ndihemi më mirë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Korrik 2014, 17:14
Një studim i universitetit të New York-ut dhe atij të Cornell hedh poshtë idenë se aktiviteti seksual jashtë kontekstit të një marrdhënie romantike do t’ju lerë me vetevlerësim të ulët dhe depression.Studimi i publikuar në një revistë shkencore përfshiu një grup studentësh nga Universiteti i New York-ut të cilët mbajtën një ditar për 12 javë, ku shënuan çdo aventurë dhe efektet që ato kishin në mirëqënien e tyre.Ky studim arriti në përfundimin se studentët raportuan një mirëqënie më të lartë në kohën kur patën marrdhënie seksuale rastësore, krahasuar me të mos bërit fare seks, dhe raportuan gjithashtu se kishin më pak stres dhe gjendje më të mirë emocionale. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter