Gjermania me rritje të ngadaltë ekonomike

Ekonomia gjermane u rrit me 0.7% në vitin 2012, një ngadalësim shumë i madh krahasuar me një vit më parë. Sipas shifrave të dala nga zyra federale e statisktikave, Destatis në vitin 2011 rritja ishte rreth 3 % , por ekonomia është kontraktuar në tremujorin e katërt."Në vitin 2012, ekonomia gjermane është provuar të jetë rezistent në një mjedis të vështirë ekonomike dhe përballoi recesionin evropian," theksoi  zyra federale e statistikave.Por disa analistë besojnë se ekonomia gjermane do të hyjë në recesion vetë.Ekonomistët thonë se aktiviteti ekonomik i Gjermanisë është ngadalësuar në mënyrë të konsiderueshme  në gjysmën e dytë të vitit,dhe veçanërisht në tremujorin e fundit.Muajin e kaluar, banka qendrore e Gjermanisë, Bundesbank ka ulur parashikimin e saj të rritjes për këtë vit në 0.4% dhe paralajmëroi se ekonomia mund të ketë sërish ulje edhe në tremujorin e parë të vitit 2013.Ekonomia e Eurozonës si tërësi është tashmë në recesion, duke kontraktuar në të dy në tremujorët e tretë dhe të katërt të vitit të kaluar.Për vitin 2012 shifrat treguan se eksportet gjermane u rritën deri 4.1% . Importet gjithashtu u rritën me 2.3%. Shpenzimet familjare janë rritur me 0.8%, ndërsa shpenzimet e qeverisë  me 1%.