Pakistan, urdhër arresti për kryeministrin, akuzohet për korrupsion

Kryeministri i Pakistanit do të ndalohet me akuzën e korrupsionit. Lajmin bëhet i ditur nga BBC-ja, e cila i referohet një vendimi për arrestimin e tij dhënë nga Gjykata Supreme në Pakistan.Sipas BBS, Raja Pervez Ashraf ka mohuar akuzat se ka marrë ryshfet kur ishte Ministër për Ujin dhe Energjetikën në vitin 2010. Nderkohe qe akuzohet se ka marrë ryshfet për të miratuar projekte në fushën e prodhimit të energjisë.Urdhri vjen në një kohë kur kleriku anti- qeveritar, Tahirul Qadri ka thirrur një protestë masive kundër qeverisë.