Dëbora krijon probleme në Japoni
Kryeqyteti i Japonisë, Tokio është bllokuar nga rreshjet e dëborës që ra një ditë më parë, dhe që ka habitur banorët.Qarkullimi i automjeteve, ka qënë i vështirë pasi dëbora ka arritur në 10 centimetra. Rreth 31 fluturime janë anulluar në aeroportin Haneda për shkak të dëborës. Shumë pjesë të autostradës janë të bllokuara dhe po punohet për heqjen e dëborës.Sipas mediave vendase bllokimi i trafikut në autostradë është një gjatësi prej 40 kilometrash."Kjo është hera e parë që kam parë kaq shumë dëborë në Tokio ", ka thënë Keita Sugawara i cili erdhi në Tokio nga verilindja e Japonisë.Rreth 119 persona janë plagosur pasi mbi 5000 aksidente rrugore janë regjistruar në Tokio, ndërsa autoritet kanë bërë thirje që njerëzit të mos dalin nga shtëpitë e tyre.