Ambasadori grek: Mbështetim integrimin e Shqipërinë në BE
Greqia do të mbështesë Shqipërinë në hapat e saj drejt rrugës së integrimit të BE-së. Kështu ka deklaruar nga qyteti i Korçës Ambasadori grek Leonidhas Rokanos, teksa ka zhvilluar një vizitë kortezie ne universitetin “Fan Noli”.Ai ka theksuar se qëllimi i tij është forcimi i marrëdhënieve mes dy shteteve, dhe mbarëvajtja e këtyre raporteve në të ardhmen. Më tej diplomati grek ka vlerësuar bashkëpunimin mes qyteteve dhe Universiteteve të ndryshme shqiptare dhe greke, ndërsa është shprehur i impresionuar nga ajo që ka parë duke përmendur ndër të tjera kulturën bizantine.Ambasadori gjithashtu ka theksuar se Greqia eshte nje mbeshtetes solid i Shqiperise per ne BE dhe se Shqiperia eshte ne rruge te mbare per tu integruar ne te, por fillimisht shteti shqiptar duhet te plotesoje kushtet e Bashkimit Europian.Gjithashtu ai ka premtuar se do te punoje me teper per te forcuar lidhjet mes Universiteteve greke dhe atyre shqiptare si edhe lidhjet ndermjet popullates.