Piro Dhima rrëzon Kokëdhimën: Ndarja e re e papranueshme

Thënie kontradiktore mes deputeti socialist, Koço Kokëdhima dhe deputeti himariot të PASOK-ut grek, Pirro Dhima mbrëmjen e sotme rreth një takimi të zhvilluar në Qeparo dhe zgjati rreth 30 minuta. Ndërsa Koço Kokëdhima shkruante se në takim kishte arritur ta bindte Dhimën se reforma ishte në të mirë të Himarës, vjen deklarata e ish-peshëngritësit, tani deputet, se në asnjë moment nuk e ka mbështetur atë.Fillimisht deputeti socialisit njoftoi përmes adresës së tij në facebook, se gjatë takimit kishte bindur himariotin se reforma territoriale ishte e mirë, madje këtij të fundit i është dukur ide e mirë.Postimi u bë rreth orës 18:00 të 28 korrikut. Tre orë më pas, rreth orës 21:00 vjen dhe kundërshtimi.Deputeti i PASOK-ut që ka një vend në Parlamentin e Greqisë përmes një postimi po në facebook, në faqen e tij zyrtare shkruante se kishte saktësuar Kokëdhimën se ajo që do të votohet përfundimisht është e papranueshme dhe kundër çdo koncepti të së drejtës ndërkombëtare."Në takim ishte i pranishëm edhe Jorgo Goro, kreu i bashkisë Himarë dhe takimi ishte zhvilluar në hotel Valta në QeparoJa çfarë shkruante Koço Kokëdhima në profilin e tij në Facebook:“Piro më shpjegoi se ishte prej disa ditësh në Himarë, kishte ardhur me një ide negative për reformën, por pasi kish takuar njerëzit dhe kish folur me ta, kish krijuar një përshtypje krejtësisht tjetër. Ne ramë dakort që të bashkëpunojmë për reformën territoriale sepse kjo i shërben të ardhmes së Himarës. Ai më tha drejtpërdrejtë se plani juaj është i bukur dhe se do të flasë me autoritetet greke sapo të kthehet në Greqi.”Piro Dhima edhe më parë ishte shprehur kundër hartes së re të Shqipërisë sikurse edhe kryetari i tij që njëherësh është zëvendëskryeministri i Greqisë, Evangelos Venizelos.postimi i kocos(Në foto: Postimi i Koço Kokëdhimës në Facebook në orën 18:00)Ja çfarë shkruan më pas Piro Dhima në "Facebook""Në Himarë isha në fundjavë dhe u takova me kryebashkiakun Jorgo Goro dhe deputetin  e parlamentit shqiptar Kokëdhima. Biseduam edhe për ndarjen e re administrative, që parashtron shteti shqiptar dhe u bëra të qartë se ne nuk do të jemi dakort. Unë riktheksova edhe njëherë se për ne vorioepiriotët ajo që do të votohet përfundimisht është e papranueshme dhe kundër çdo koncepti të së drejtës ndërkombëtare."Më herët deputeti Kokëdhima u shpreh se gjatë takimit mes tyre ishte arritur nje marrëveshje dhe sipas tij Dhima e ka cilësuar si pozitive ndarjen e re adminitrative. kokëdhima tha gjithashtu se ai i kishte komunikuar se këtë ndarje do ta diskutonte me palën greke.postimi i piros(Në foto: Postimi i Piro Dhimës në Facebook në orën 21:00)