VIDEOLAJM/ Në Tiranë mund të ulesh kudo, vetëm në stola jo
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2014, 22:21
Në Tiranë mund të ulesh kudo, vetëm në stola jo, pasi ato janë prishur. Kjo është gjendja stolave në parqet apo rrugët kryesore të kryeqytetit.Nga një vëzhgim i emisionit investigativ “Alarm”, në fillim të rrugës “Muhamet Gjollesha” është vënë re se të gjitha stolat të cilat ndodhen përgjatë këtij trotuari nuk ishin të përshtatshme për tu ulur.Stolave u mungojnë dërrasat, ose mbështetëset, madje në disa raste atyre u ka ngelur vetëm skeleti prej hekuri.Qytetarët, kryesisht të moshuarit dhe nënat me fëmijët shprehen të pakënaqur, pasi nuk kanë mundësi për tu ulur në këto stola.Për më tepër ndiqni videon...Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter