Reforma territoriale, deputetët e LSI-së në Himarë për t'i bindur për hartën politike
Diskutimi për reformën territorale ka mbledhur sot në Himarë deputetët e LSI, Petrit Vasili, Spartak Braho dhe Shkëlqim Selami. Edhe pse nuk u lejuan kamerat pasi fillimisht u përfol se takimi nuk do të ishte mediatik por thjesht një diskutim kafe me qyteterët e Himarës si dhe grupet e interesit.Pas diskutimit për rreth 2 orë, u kundërshtua hapur bashkimi me Vranishtin apo Kuçin dhe ajo që shihej si mundësi bashkimi ishte Himara me Lukovën.Sipas deputetit Selami, vizita në Himarë ka në themel të saj marrjen e mendimit nga banorët e zonës, lidhur me bashkimin e Himarës me Lukovën.Vasili tha se "kemi ardhur këtu për të diskutuar ku qetësia dhe mendimi i lirë do të na ndihmojë të arrijmë në një përfundim të përbashkët". Sipas tij "është një çështje që do diskutuar kjo e reformës, por ka edhe nga ata këshilltarë apo qytetarë të cilët e kundërshtojnë hapur bashkimin me Kuçin dhe Vranishtin pasi janë krejt të kundërt, si për besim apo edhe për tradita".Por drejtori i komunitetit himariot Stavri Marko është shprehur i vendosur për idetë që ata kanë. Ai kërkoi që “qeveria shqiptare dhe komisioni i ndarjes territorial të marrë me vete vullnetin e popullit të Himarës, për bashkim në një njësi më vete administrative të bashkisë Himarë me komunën Lukovë” Ai shpalli mosbindje civile për ligjin e miratuar nga parlamenti shqiptar i vitit 1991 me nr 7501 për ndarjen e tokës bujqësore në përdorim.Sipas tij populli i Himarës njeh vetëm tokat e trashëguara nga gjyshërit.Ai theksoi gjithashtu se “nëse Himara do të bashkohet me Kuçin atëherë ata do të kalojnë në një referendum”.Piro Andoni, kryetar i këshillit himariot si dhe ambasador karriere në Amerikën e Jugut në vitet 70-90 është shprehur se “kjo do të ishte një shpresë për Himarën pasi ishte një diskutim i pastër ku deputetët diskutuan me himariotët dhe në fund duket sikur ranë dakort. Kjo është një shpresë për në dhe kemi besim se këta deputetë do na mbështesin”.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter