Plavë, shqiptarët dhe boshnjakët bashkë në protestë kundër Izraelit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2014, 17:27
Mal i Zi-Boshnjakët dhe shqiptarët kanë protestuar se bashku në Plavë në mbeshtetje të palestinezëve në Gaza.Imami i Plavës dhe Gucisë së bashkë me qytetarët e mbledhur kanë marshuar në rrugën kryesore të Plavës. Ata kanë shpalosur parullat me mbishkrimet “Free Palestina”, “Edhe fëmijët e Gazës janë fëmijë”.Imami i xhamisë së Plavës dhe Gucisë, Muhamed Cecunjanin i ka ftuar organët zyrtare të Malit të Zi që mos të heshtin, por ta dënojnë krimin që Izraeli po e bën ndaj civilëve në Gaza.Në protestë janë parë flamuj të Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Palestinës.Marrë nga Indeks