Largimet nga puna, Qafzezi: Na thanë se ishim elita e vjetër dhe që do vijnë eurosocialistët

“Drejtori na komunikoi që do të shkarkoheni sepse do të vijnë eurosocialistët dhe ju jeni elita e vjetër”. Kështu është shprehur Nertila Qafzezi, kryetarja e shoqatës së të larguarëve nga Administrata. E ftuar në RTV Ora News, ajo flet mbi homazhin e djeshëm të 5 personave të vetvrarë, sipas saj, për shkak të largimit nga puna. Qafzesi deklaroi se motivacioni ka qenë i përbashkët për të gjithë, "ristrukturimi".E pytetur nga gazetarja Eva Idrizllari në “Mëngjes Ekspres”, mbi mënyrën se si ajo e kishte fituar vendin e saj të punës ajo u shpreh se “Unë jam punësuar pranë zyrave të punësimit pasi kam bërë një praktikë në zyrat e puëns dhe pasi kam aplikuar te zyrat e shëbimit të punësimit. Mua nuk më punëson dhe nuk më heq dot politika nga puna”, tha ajo.Qafzezi nuk mohoi bindjet e saj politike në krahë të Partisë Demokratike. Sakaq, ajo akuzoi kryeministrin për heqjen e 8 mijë të larguërve nga puna. Më tej ajo u shpreh se beteja e saj dhe gjithë të tjerëve ka nisur kur kryeminsitri hapi një zyrë të re punësimi, sipas të cilës i ndryshoi vetëm ngjyrat e mureve.“U krijua një zyrë e re punësimi. Unë këtu e nisa luftën, sepse ajo zyrë e re vetëm muret i ndryshuan. Unë jam larguar nga puna pa më njohur drejtori i ri dhe as minsitri i ri”, tha ajo.