"Të njohim Shqipërinë" Elbasani, ku shijon tradita dhe gatimi

Elbasan - Gazetarja Ilva Tare me misionin e saj "Të njohim Shqipërinë" këtë herë ka ndaluar në Elbasan, në një qytet ku shijon tradita dhe gatimi e ku turistët vetë zbulojnë ndonjë mister të tijin.Kur përmend Elbasanin, menjëherë të vjen në mendje tava karakteristike e këtij qyteti, por gjithashtu edhe duhani cilësor, sepse kjo zonë njihet për kultivimin e tij. Mirëpo, ç'ka të prek, është se vlerën me shumë mundesi, ia dinë më tepër të huajt, sesa shqiptarët, sepse ata zbulojnë diku një kishë, diku një vlerë tjetër.Kështu, katër ekspertë të fushave përkatëse, janë bërë sot pjesë e misionit “Të zbulojmë Shqipërinë, të zbulojmë Elbasanin” dhe ata kanë qënë:Albana Drenogllava, drejtore e DRKK, Elbasan; Elvis Kotherja, nga Shoqata e Turizmit Shqiptar; Ali Lazareni, shkencëtar i kulturës së duhanit dhe Kreshnik Belegu, ekspert i trashëgimisë kulturore.Ja bashkëbisedimi ndërmjet tyre, zhvilluar në kalanë e Elbasanit.Ilva Tare: Ka gjera për të shitur në kuptimin e turizmit, Elbasani?Albana Drenogllava: Elbasani është një ndër qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë, për sa i përket trashëgimisë kulturore dhe monumenteve të kulturës që mban në gjirin e tij. Elbasani, jo vetëm si qytet, por edhe si qark, është shumë i pasur me monumente kulture, por edhe me trashëgimi kulturore dhe jo materiale shumë të pasur. Patjetër që kemi shumë për të treguar turistëve të huaj por edhe turistëve vendas.Ilva Tare: Ka turistë, ka interes nga vetë qytetarët shqiptarë?Albana Drenogllava: Ka një rritje të ndjeshme të turistëve që vijnë dhe vizitojnë Elbasanin falë promovimit të vlerave të qytetit dhe është duke u shtuar gjithnjë më shumë numri i turistëve, jo vetëm të huaj por edhe vendas, sidomos emigrantët, banorë të zonave që rikthehen në vendet e tyre për të parë vlerat e vendit.Ilva Tare: A shikohet si një destinacion i shkëputur Elbasani apo është është pjesë e një turi që zhvillohet në disa qytete?Elvis Kotherja: Normalisht është një kryqëzim i rrugëve. Nuk është një vendqëndrimi i gjatë sepse normalisht kaq ofron, nuk është se është bërë ndonjë punë e madhe për ta promovuar , për ta nxjerrë në pah vlerën e tij. Është një vend ku ndalohet për një darkë ose për një natë.Ilva Tare: Është një iniciativë private e turizmit?Elvis Kotherja: Është private dhe ajo që na shqetëson është se vlerën më shumë na e dinë të huajt se sa shqiptarët, sepse gjithmonë na kanë thënë "shikoni se keni një kishë këtu" , apo një vlerë këtu. Ka një handikap.Ilva Tare: Pse ka ndodhur kjo?Elvis Kotherja: Normalisht nuk është se ka një bashkërendim të qeverisjes vendore dhe strukturave qendrore për turizmin , po ashtu një bashkërëndim i punës midis biznesit dhe qeverisjes vendore. Mund të kesh shumë koncepte për turizmin, problemi është se çfarë do klienti.Ilva Tare: Elbasani nuk ka vetëm tavën e kosit, por ka dhe duhanin, apo jo?Ali Lazarini: Më vjen mirë që bëhet ky emission dhe vihet pika mbi duhanin. Kjo jo se unë jam specialist në këtë fushë, por kam parasysh vlerën që ka mbledhja e bimës së duhanit në qarkun e Elbasanit; natyrisht ka dhe dëmin e vet. Ne kemi treguar veten se kemi duhan shumë të mirë, gjithë Shqipëria e ka treguar, veçanërisht zona e Dumresë.Ilva Tare: Çfarë veçantie ka Elbasani, është toka më e mirë?Ali Lazarini: Ka disa karakteristika për duhanin gjethemadh ose gjethevogël. Në Elbasan kultivohen më mirë këto duhanët me gjethe të vogël sepse janë disa kushte klimatike të nevojshme. Në Dumre kemi një thatësirë më shumë, që lejon të merret duhan cilësor, se nuk do ujë me tepricë. Nga kjo anë zonat e Elbasanit kanë karakteristika kryesore mjaft të mira që janë të barazvlefshme me duhanët rreth Ballkanit.Ilva Tare: Vitet e fundit e kane lënë pas dore apo i janë kthyer duhanit?Ali Lazarini: Ka një gjë negative: Nga 6300 ha në rrethin e Elbasanit, tani nuk mbillen më shumë se 1000 ha.Ilva Tare: Si shpjegohet kjo?Ali Lazarini: Kjo shpjegohet se ka një tërheqje nga kjo bimë, ka një mosvlerësim nga institucionet dhe kjo është për t'u theksuar sepse vetëm televizioni juaj, po e shikoj që mbas kaq kohësh do të japë diçka për duhanin. Janë disa faktorë që janë tërhequr, një pjesë e fshatarësisë u largua nga Elbasani, një pjesë zbriti nga fshati iku në qytet. Interesimi është potuajse shumë i vogël.Ilva Tare: Ka interes nga vendas apo dhe turistë të huaj për të ardhur për të vizituar vlerat e trashëgimisë kulturore në Elbasan?Kreshnik Belegu: Unë përsonalisht mendoj se me gjithë përpjekjet që kemi bërë ne si bashki për promovimin e vlerave tona për trashëgiminë kulturore, si kudo në gjithë shqipërinë jemi akoma në hapat e para dhe ka nevojë për përmirësim.Vende turistike nuk është vetëm Durrësi, Velipoja , Saranda dhe shumë të tjera, edhe pjesa tjetër e Shqipërisë ka vlerat e veta. Ashtu siç inevestohet tek ato duhet të investohet edhe tek ne. Në Elbasan krahas 110 monumenteve të kulturës, është një numër jo i vogël. Besoj që kanë vlera jo vetëm për qytetin e Elbasanit. Pastaj Elbasani ka vlera natyrore për t'u eksploruar dhe për t'u parë. Ky vend me 40 e ca liqene të cilat janë pyllëzuar, është një destinacion i rëndësishëm. Ne nuk po arrijmë t'i mbajmë turistët në Elbasan. Elbasani mund të jetë vizituar me mbi 10 mijë vizitorë.Ilva Tare: Flasim për vizitorë ditorë?Kreshnik Belegu: Elbasani është një qëndër tranzite, duke qënë se është afër Durrësit dhe afër Tiranës, turistët ikin. Nuk kemi arritur që t'i mbajmë, në momentin që do arrijmë t'i mbajmë, do përfitojmë.Ilva Tare: Pse nuk i mbani dot?Kreshnik Belegu: Unë kam përshtypjen se nuk është në dorën tonë normalisht, thashë i gjithë handikapi është tek politikat qëndrore në lidhje me funksionimin. Nuk është çështje infrastrukture. Elbasani nëse ka vlera, ato vlera i ka vetëm për kulturën, që njihet që s'ja merr asnjë qytet tjetër. Autoritetet vendore nuk kanë punuar siç duhet , me forcimin e një diçkaje që nëpërmjet saj të rriten edhe kapacitetet e tjera.Ilva Tare: Nuk është parë turizmi si elitar, apo çfarë?Elvis Kotherja: Nuk e kanë kuptuar se sa e rëndësishme është, nuk është turizmi të vijnë vetëm të huaj , është edhe qarkullimi i brensdhëm. Ti mbash njerëzit duhet të kesh cilësi. Sa i përket të huajve , unë mendoj se e vetmja gjë që mund të zhvillohet në Shqipëri, ne kohë aftashkurtër është kultura dhe natyra dhe asgjë tjetër. Nëse vendosemi tek natyra dhe tek kukltura Shqipëria ofron gjithçka dhe më shumë se gjithë fqinjët e tjerë.Ndiqni emisionin e plotë në videon e "Ora News"