Kavajë, ekzekutimi i 27-vjeçarit, dyshohet për trafik droge, 10 të shoqëruar

Kavajë– Hakmarrja për shkak të pazareve të drogës është pista kryesore mbi të cilën po heton policia për atentatit që iu bë mbrëmë 27 vjecarit Andi Peqini në hyrje të Kavajës.I riu është qëlluar në distancë të afërt, ndërsa deri tani janë shoqëruar 10 persona.Dëshmia e djalit të xhaxhait të viktimës që udhëtonte pak metër larg viktimës dhe pamjet e kameras së sigurisë së një karburanti janë dhe provat kryesore që pritet të cojnë në zbardhjen e ngjarjes së rëndë.Vrasja mbrëmjen e 22 korrikut 2014Një ekzekutim me breshëri plumbash i ka marrë jetën mbrëmjen e djeshme 22 korrik, 27 vjeçarit Andi Peqini. Vrasja ka ndodhur rreth orës 20:30 ndërsa ai udhëtonte me makinën e tij në dalje të qytetit të Kavajës dhe në praninë e shumë dëshmitarëve.Burime nga policia bëjnë të ditur se një nga pistat që po hetohet është e kaluara e viktimës. 27-vjeçari është person i skeduar nga policia për vepra të ndryshme kriminale. Peqini bënte një jetë mes Italisë dhe Shqipërisë, ku dyshohet të jetë i përfshirë edhe në aktivitetet kriminale në Itali.Mendohet se pak çaste më parë se të vritej, Peqini ka pasur një debat në një pikë karburanti. Ndërsa dyshohet se vrasësit janë larguar me një BMW X5 me targa italiane.Kishte pak muaj që ishte kthyer nga Italia Viktima kishte pak muaj që ishte kthyer nga Italia  dhe kishte hapur një lokal në Kavajë. Gjithashtu në lidhje me vrasjen janë shoqëruar mbi 10 persona, mes tyre edhe familjarë., dëshmitarë dhe shokë të viktimës.Policia ka ngritur postblloqe dhe pasi ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ka marrë provat dhe pyetur dëshmitarët. Ende nuk ka asnjë të arrestuar.ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter