KLD, Bardhi: Mazhoranca synon të vërë nën kontroll KLD-në
“Këshillin e Lartë të Drejtësisë, do ta quaja institucionin e rradhës që kjo maxhorancë ka si synim të vërë nën kontroll”, ka deklaruar këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, në një intervistë të realizuar në RTV “Ora news”, përballë gazetarit Nertil Agalliu.“Këshillin e Lartë të Drejtësisë do ta quaja institucuionin e rradhës që kjo maxhorancë ka si synim të vërë nën kontroll,”- u shpreh Bardhi-, “pasi ka nisur një sulm të papreçedent të kësaj periudhe 10 mujore në qeverisje. Tashmë kishte ardhur rradha për Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Duke pasur parasysh që Këshilli i Lartë i Drejtësisë është institucion kushtetues i pavarur, vështirësia për këtë mazhorancë rritej. Për këtë kanë 6 muaj që kanë ngritur një propagandë për të anatemuar KLD-në”.Gjatë intervistës janë ndalur për të folur mbi çeshtjen e ish Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, për rrëzimin e kërkesës së saj për rikthimin në gjykatën e Apelit në Tiranë, Bardhi është shprehur se Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vepruar drejt sipas gjyqësorit dhe vendimeve të gjykatave.“Rasti ka qënë shumë i thejshtë , nuk ka kërkuar që të kthehet në vendin që ka patur , pra, në gjykatën e krimeve të rënda, ka kërkuar të kthehet në gjykatën e apelit civil të. Kjo kërkesë është cilësuar nga kld si jo në përputhje me ligjin dhe I është kërkuar zonjës Rama të kthehet në gjykatën e krimeve të rënda. Muhd të jetë një nga të vetemt prokurore që nuk ka përfaqësuar një ceshtje në gjykatë. Megjithatë unë nuk dua t ndalem në këtë çeshtje individuale, është ceshtje e saj përsonale dhe logjore me kld, deri tani ligjërisht sipas gjyqësorit dhe vendimeve të gjykatave kld ka vepruar drejt” – u shpreh Bardhi.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter