Himara, Neranxi: Himara të mbetet me 7 fshatra, siç ka qënë prej 200 vjetësh

Tiranë - Qëndrimin e tij për reformën administrative e ka dhënë edhe ish-deputeti i Himarës, Nikollaq Neranxi. Në takimin që u zhvillua në lidhje me draftin final të Komisionit të Posaçëm për këtë reformë, Neranxi theksoi se banorët e kësaj zone kërkojnë që Himara të ngelet ashtu siç është sot me 7 fshatrat e saj.“Ka orientim nga Bashkimi Europian që ne të bëjmë zmadhimin e bashkisë së Himarës? Jua them unë që nuk ka!” - ka deklaruar Neranxi.- Disa persona, që vijnë këtu e bëjnë sikur iu digjet shpirti për Himarën, flasin në emër të popullit të Himarës po shohin interesat e tyre.Himariotët janë në një moment të tillë të ndarjes territoriale, që Himara të ngelet me 7 fshatra siç ka qënë para 200 vjetësh. Të mos ndryshojë Himara,- bëri thirrje ish-deputeti i zonës, - "të kenë kujdes në votimet e tyre, sepse do të ketë pasoja të mëdha, si për Himarën, ashtu edhe për Shqipërinë."Sipas Neranxit, për zgjidhjen e kësaj çështjeje, duhen lënë jashtë interesat vetjake dhe duhet respektuar mendimi i banorëve të zones.Oranews.tv