Sarandë, veliera turistike "Sea Cloud" zbarkon turistë elitarë, rusë e amerikanë
Sarandë - “Sea Cloud” anija turistike e llojit velierë, e përmasave të mëdha, nga më të mëdhatë, është ankoruar sot në Portin e Sarandës. Kjo anije e këtyre përmasave mbart rreth 200 turistë. Sot, një e tillë erdhi në Sarandë me 64 turistë, kryesisht rusë dhe amerikanë.Pilo Gllava, administrator i agjensisë “Piro 77” tha për “Ora News” se "anija me 64-65 turistë, vjen nga Greqia dhe shkon në Dubrovnik, por ndalon, përveçse në Sarandë, edhe në Durrës ndonjëhërë."Turistët në bordin e velierës “Sea Cloud” ishin turistë elitarë, që erdhën nga Greqia dhe pasi qëndruan disa orë në Sarandë, u nisën drejt destinacionit të tyre, Dubrovnikut.Veliera e përmasave të mëdha “Sea Cloud” vjen dy herë në muaj në qytetin e Sarandës dhe turistët e saj janë elitarë dhe kryesisht rusë e amerikanë.Oranews.tv