Qafë Thanë, dy shqiptare nënë e bijë, rrihen nga policia maqedonase
Qafë Thanë - Diskriminimi i shqiptarëve nga maqedonasit, duket se përveç moshës, nuk po njeh as gjini.Nënë e bijë, me shtetësi shqiptare, duket se kanë përjetuar një tmerr të vërtetë në pikën kufitare të Qafë Thanës nga policia maqedonase.Luljeta Talelli dhe vajza e saj Viola janë keqtrajtuar pa arsye dhe mbi to është ushtruar dhunë nga ana e policisë, ndonëse 2 ditë më parë nga vetë Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, u deklarua krejt e kundërta.Luljeta tregon: “U nxorëm pasaportat; kur ka ardhur polici tek ne, i ka parë me vëmendje dhe që aty ka thënë: “Ju nuk do të shkoni!” Bërtiti shumë dhe që aty ka filluar diskriminimi ndaj nesh, ndërmjet 50 vetave. “Çfarë problemi kemi, - i tha vajza, - që doni të na ktheni mbrapsht? Arsyeja?”“Arsye s’ka!”“ Por unë dua një arsye, të di pse më ktheni mbrapsh, si mund të më zbresësh ti ën orën 3 të natës e të më flakësh në rrugë? Unë dua një arsye! Jam kriminel a çfarë kam bërë që më ktheni mbrapsht!”“Arsye nuk ka, do të ktheheni mbrapsht!”“Jo, ti do të më japësh një arsye që unë të largohem prej këtu,”- dhe e kanë tërhequr vajzën prej të dy duarsh dhe i kanë vënë prangat, mbrapa. Pastaj më kanë tërhequr mua, zvarrë, më kanë çuar në të njëjtën dhomë që ishte vajza, që dhunohej, na thoshin: “Thoni çfarë të doni, bërtisni sa të doni, se nuk ju ndihmon njeri.”Sipas Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë, ishin pikërsisht dy shtetaset në fjalë ato që kanë shfaqur sjellje dhune dhe më pas kanë sulmuar punonjësit e policisë kufitare, lajm i mohuar ky nga nënë e bijë."Për lëndimet e shkaktuara kanë marrë edhe çertifikatë mjekësore, mjeku na ka ndihmuar dhe është tronditur nga dhuna që ka parë se është ushtruar mbi ne," rrëfen Luljeta Telalli.Luljeta dhe vajza e saj Viola, kanë kërkuar edhe ndërhyrjen e Ambasadës Shqiptare në Shkup dhe Avokatit të popullit."Në gjykatë, dy femra të dhunuara, që i flakin në rrugë, pa strehim, pa ushqim, pa veshje, se kemi një javë që nuk jemi larë si femra, pa mjekim, pa rehabilitim...- shprehet Luljeta përmes lotëve, - ç’gjykatë është kjo që vepron në këtë mënyrë dhe akoma tallet me pasaportat tona që rrinë aty."Gjithcka ka ndodhur 2 ditë më parë pas mesnate, teksa Luljeta 44 vjeç dhe vajza e saj 27 vjeçare, kanë mbërritur në kufi dhe pas verifikimit të dokumentave, nuk janë lejuar të kalojnë për në Maqedoni, me pretendimin se nuk kanë mjaftueshëm para me vehte për të qëndruar atje.Kjo ngjarje vjen në një kohë kur prej disa javësh shqiptarët kanë dalë në protesta në Shkup dhe qytete të tjera kundër diskriminimit dhe drejtësisë selective ndaj shqiptarëve.Oranews.tv