Panariti: Tregjet agro-ushqimorë, 500 m larg zonave të banuara
Tiranë - Tregjet agro-ushqimore duhet të jenë jo më pak se 500 metra larg zonave të banuara. Kjo sanksionohet me një udhëzim të nxjerë nga Ministria e Bujqësisë, që përcakton mënyrën sesi duhet të funksionojnë tregjet me shumicë si edhe vendndodhjen e tyre.Në bazë të këtij vendimi tregu i ish-Uzinës Dinamo automatikisht nuk plotëson një prej kushteve bazë të ekzistencës së tij pasi është pranë zonave të banuara. Ky udhëzim vendos se këto tregje duhet të jenë në zona të miratuara për t'u zhvilluar ky aktivitet dhe të jenë pranë rrugëve kryesore dhe lehtësisht të aksesueshme.Ndërkohë, në udhëzim përcaktohet gjithashtu se tregjet duhet të ndërtohen jo më pak se 1 km larg zonave të kontaminuara ose me ndotje mjedisore. Gjithashtu bëhet e detyrueshme që tregjet të plotësojnë disa kushte bazë për rujtjen e produkteve siç janë dhomat frigoriferike të jenë të pajisur 24 orë me ujë dhe energji elektrike.Këto subjekte duhet të kenë gjithashtu edhe ambiente të veçanta për punonjësit e tyre. Në udhëzimin e Ministrisë së Bujqësisë, i cili mban firmën e ministrit theksohet se tregjet e produkteve agro-ushqimore me shumicë duhet të plotësojnë këto kritere: të jenë jashtë vijës së verdhë të qyteteve në një distancë jo më afër se 500 m nga vija e verdhë; me distancë jo më pak se 500 m nga zona të miratuara për banim ose pushim; brenda zonave të miratuara për ushtrimin e aktivitetit të tregtimit të produkteve agro-ushqimore me shumicë.Oranews.tv