FOTOLAJM/ Terrorizmi, Tritan Shehu përcjell një mesazh nga Izraeli

Tiranë - Ish-Ministri i Jashtëm i PD-së, Tritan Shehu ka lënë opinionin e tij në Fb sëbashku me një fotomesazh, lidhur me atë çfarë terrorizmi është duke shkaktuar sot në botë."Lexova sot një thënie monumentale të Golda Meir, - shkruan Shehu, - të dërguar nga miqtë e mi Matathia në Izrael. Vlen për ata popujt që keqpërdoren për veprime terroriste." Dhe,  pak më poshtë, Shehu  poston një citim të ish-Kryeministres së Izraelit, Golda Meir, në të cilin thuhet:"Ne mund t'i falim arabët për vrasjen e fëmijëve tanë. Por ne nuk mund t'i falim që po na detyrojnë t'i vrasim fëmijët e tyre. Ne do të kemi paqe me arabët vetëm kur ata t'i duan fëmijët e tyre, më shumë sesa na urrejnë ne."ar.sh/Oranews.tv