Foto tronditëse nga Ukraina, pjesë trupash nga avioni i rrëzuar

Ukrainë - Mestanka Irina Tripunova 65 vjeçe është ende e tronditur nga skena që gjeti në dhomën e saj të gjumit kur pa pjesë të trupit të udhëtarëve të avionit të rrëzuar në Ukrainë, që depërtuan përmes kulmit të shtëpisë.Aeroplani u rrëzua nga një raketë të enjten mbi pjesën lindore të Ukrainës dhe banorët vendas po përshkruajnë skena tronditëse nga arat dhe oborret e tyre ku kanë përfunduar pjesë të avionit të Malajzisë dhe trupat e udhëtarëve.Për më tepër, të dy palët në konflikt akuzojnë njëra tjetrën për rrëzimin e avionit dhe më pas edhe vjedhjen e gjërave me vlerë që i përkisnin udhëtarëve të vdekur, shkruan Daily Mail.Fluturimet në fluturimin fatal MH17 po udhëtonin nga Amsterdami për në Kuala Lumpur.Në këtë rast tragjik kanë humbur jetën 298 njerëz, pasagjer dhe anëtarë të ekuipazhit.Separatistët prorusë akuzojnë autoritetet e shtetit ukrainas se kanë rrëzuar avionin me qëllimin për t’ua ‘faturuar’ atë atyre, pasi fluturakja u rrëzua në territorin e administruar nga ta. Në anën tjetër autoritet ukrainase akuzojnë seperatistët se kanë përdorur raketa tokë-ajër për rrëzimin e avionit.Marrë nga Lajmi.net3   2 52445700_52453900