Konflikti 28-vjeçar me kurdët, Erdogan nis dialogun me PKK-në dhe Ocalan
Ankaraja zyrtare ka nisur negociatat e drejtëpërdrejta me liderin e PKK-së Abdullah Öcalan për ti dhënë fund konfliktit me kurdët. E ndërsa arritja e nje marveshjeje do të ishte shumë e rëndësishme dhe për kryeministrin Rexhep Tayip Erdogan që do të realizoj këtë qëllim sepse ai po bëhet gati për zgjedhjet komunale, parlamentare dhe presidenciale gjate dy viteve të ardhshëm, Erdogan do që ta realizojë këtë qëllim para zgjedhjeve,citojnë mediat turke.Abdullah Öcalani është sërish në qendër të vëmendjes politike. Gati 14 vjet pas arrestimit dhe burgosjes së tij në shkurt të vitit 1999, themeluesi i Partisë Punëtore Kurde (PKK) është shndërruar në figurën kyçe në kërkimet për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore të konfliktit 28 vjecar.Autoritetet e nivelit të lartë të shërbimit sekret turk MIT, nisën në fund të dhjetorit (2012) bisedimet me Öcalanin në burgun Imrali në Stamboll, me shpresë se PKK-ja do të heqë dorë nga aksionet e dhunshme.Kryeministri Recep Tayyip Erdogan dhe qeveria e tij duan që të hartojnë një plan me Öcalanin, i cili do t'u mundësonte rebelëve kurdë t'i dorëzojnë armët. Kryesia e PKK-së nuk do të nxirrej para gjyqeve, por do të kishte mundësinë e largimit në ekzil. Ndërsa ushtarët e thjeshtë do të kishin mundësinë për t'u riintegruar në shoqëri.Momenti për nisjen e bisedimeve të tilla është i përshtatshëm. Aktualisht, për shkak të dimrit, po mbizotëron një lloj armëpushimi mes luftëtarëve të PKK-së dhe ushtrisë turke.Qëllimi i angazhimit është që PKK-ja të heqë dorë nga dhuna, thotë zëvendëskryeministri Besir Atalay, i cili koordinon politikën kurde në kabinetin qeveritar.Negociata të tilla mes Ankarasë dhe PKK-së ka pasur edhe një herë më parë por ato u ndërprenë në vitin 2011, pas sulmeve të rebelëve kurdë dhe vrasjes së 13 ushtarëve turq. Qeveria thotë se negociatat i ka shantazhuar atëherë vet PKK-ja.Partia PKK e ka pritur me përmbajtje iniciativën e fundit të qeverisë në Ankara. Murat Karayilan, i cili e drejton këtë parti që prej arrestimit të Öcalanit, kërkon edhe hapa të tjerë nga qeveria, si dëshmi se është e gatshme për zgjidhje paqësore. Ndër të tjera kërkohen kushte më të mira për Öcalanin e burgosur dhe njohja formale e identitetit kurd në kushtetutën e Turqisë.