Ylli i “Gangnam Style” premton një hit të ri

Krijuesi i mega hitit, "Gangnam Style", koreani, Psy ka treguar se është i fokusuar që të krijojë muzikën më të mirë të mundshme.Psy, i cili theu rekorde për shikueshmërie në Youtube me këngën, "Gangnam Style" duke marrë një miliardë klikime, nuk është i kënaqur me kaq dhe ka paralajmëruar hite të tjera."Nuk mendoj se do të bëjë ndonjë bashkëpunim derisa kënga ime e re të publikohet. Unë po punoj shumë në këtë aspekt sepse më duhet të tregohem i suksesshëm dhe i gatshëm të performojë në skenë", ka thënë Psy në një intervistë.Këngëtari, ka folur edhe për frymëzimet e tij në muzikë duke etiketuar, Rihannan, Britney Spears, Usher e të tjerë artistë të tij të preferuar.