Top 10 këngët më të mira për 2012
LMFAO – Sexy and i Know itKjo këngë bënë pjesë në albumin e tyre të dytë, “Sorry for Party Rocking”. Kënga u rendit në positën e parë në Billboard Hot 100 me 7 janar të këtij viti dhe qëndroi aty për dy javë rrjesht. Pavarësisht suksesit të madhë, kënga pati kritika negative.Me këtë këngë ata patën positën e parë edhe në Australi, Kanada dhe në Zelandën e Re. Ishte gjithashtu pjesë e sezonës së pestë të serialit Gossip Girl dhe Glee.ADELE - Set fire to the rainPas suksesit të padiskutueshëm të vitit të kaluar me hitet si “Someone like you” dhe “Rolling in the deep”, 2012 i solli sukses me këngën “Set fire to the rain”. Bën pjesë në albumin esaj të dytë, 21.Kjo këngë është treta që zë vendin e parë në top lista nga i njejti album. Adele është e para artiste femër në Britaninë e Madhe që arrinë këtë sukses.Ajo mori nominime me këtë këngë për Best Pop Solo Performance në edicionin e 55 të Annual Grammy Awards e cila do të mbahet me 10 shkurt të vitit të ardhshëm.Kelly Clarkson – Stronger (What doesn’t kill you)Kënga u lansua për herë të parë në janarë të këtij viti dhe bënë pjesë në albumin e saj të pestë.Kënga pati kritika positive nga kritikët e muzikës dhe pati një sukses të madhë në mbarë botën. Në Shtetet e Bashkuara u rendit si kënga e tretë e saj në top të Billboard Hot 100, pas hiteve si “A moment like this” dhe “My Life Would Suck Without You”.Kënga arriti sukses edhe në Billboard Hot Dance Club Songs, Adult Pop Songs, Pop Songs, dhe Adult Contemporary charts. making her the first artist ever to have topped the Hot 100 and each of Billboard's Dance/Club Play Songs, Country Songs, Adult Contemporary, Pop Songs, and Adult Pop Songs charts.Kjo këngë gjithashtu është e nominuar në kategoritë si “Reord of the Year, Song of the Year dhe Best Pop Solo Performance në Grammy Awards.Katy Perry – Part Of Me"Part of Me" u lansua si singël nga albumi i saj i dytë, “Teenage Dream: The Complete Confesion”. Kënga u lansua zyrtarisht në shkurt 2012. Kritikat për këtë këngë kanë qenë të ndryshme, pati shumë nga ata që e vlërësuar këngën por nuk munguan ta kritikojnë edhe vokalin e Katy-t. Në media u tha se kjo këngë është e adresuar për ish bashkëshortin e saj, Russell Brown ndonëse Perry e mohoi një gjë të tillë.Gotye feat. Kimbra – Somebody that I used to knowKënga bënë pjesë në albumin e tretë të Gotye, Making Mirrors. Kënga mori kritika positive nga kritikët e muzikës.Kënga përveç suksesit që pati në Billboard Hot 100, ajo u rendit e para edhe në plot 23 top lista nacionale dhë në top 10-tëshe në më shumë se 30 shtete rreth e rrotull botës.Vetëm deri në maj të 2012 kënga ka shitur më shumë se një million kopje në Britaninë e Madhe duke u shndërruar në singling më të shitur të vitit.Gjithashtu është kënga më e shkarkuar e të gjitha kohërave në Belgjikë, Holand dhe në Gjermani.Carly Rae Jepsen – Call Me MaybeCall me maybe bënë pjesë në albumin e parë të këngëtares kanadeze Kiss.Revista Billboard e ka rendit këtë këngë në pozitë të dytë në Hot 100 Songs, Digital Songs dhe Canadian Hot 100 Songs.Në mënyrë gjenerale kënga mori kritika positive. Kënga pati sukses botërorë duke u rendit në pozitën e parë në Australi, Republikën Ceke, Danimark, Finland, Francë, Hungari, Irland, Luksemburg, Zelandën e re, Poloni, Sllovaki, Zvicër, në Britaninë e Madhe dhe në Shtete e Bashkuara. Janë shitur rreth 10 milion kopje në mbarë botën dhe është një nga këngët më të shitura online të të gjitha kohërave.Gjithashtu është e nominuar në dy kategori për vitin e ardhshëm në Grammy Awards, në atë për Këngën e vitit dhe për Performancën më të mirë në zhanrin pop. Në këtë muaj, “Call me Maybe” është quajtur si kënga e vitit e 2012 nga MTV.Flo Rida – WhistleEshtë këngë e reperit amerikanë Flo Rida e nxjerr nga albumi I tij i katërt “Wild Ones”. Për herë të parë u lansua me datë 24 prill të këtij viti.Whistle pati një suksesë mbarë botërorë duke zënë pozita të larta; në Shtetet e Bashkuara u rendit në pozitën e parë në Billboard Hot 100.Flo Rida e promovoi këngën në natën finale të spektaklit të talentëve, “The Voice”.Taylor Swift – We are never ever getting back togetherKjo këngë është lansuar si kënga kryesore e albumit të katërt të këngëtares, RED që u publikua në gusht të këtij viti.Rolling Stone e ka vlerësuar këtë këngë në pozitën e dytë në mesin e këngëve më të mira të vitit derisa në “Times” është në pozitën e katërt. Gjithashtu kënga është e nominuar për këngën më të mirë.Kënga pati sukses të padiskutueshëm në botë. Eshtë kënga e parë në karrierën e Swift që zë pozitën e parë në Billboard Hot 100, dhe është e para që ka arritur ta mbajë kaq gjatë këtë pozitë.PSY – Gangnam StyleKjo këngë u lansua në korrik të këtij viti si kënga kryesore e albumit të saj të gjashtë PSY 6.Gangnam Style" u bë videoja e parë në historinë e internetit me më shumë se një milliard shikime.Klipi i kësaj kënge fitoi çmimin si Best Video në MTV Europe Music Awards që u mbajt pak javë më parë. Stili i veçant i vallëzimit të kësaj kënge u interpretua nga personazhe të ndryshme siç është presidenti Barack Obama, këngëtarët Britney Spears, Rita Ora etj.Rihanna – Diamonds"Diamonds" është kënga paraprirëse e albumit të shtatë të Rihanna-s, “Unapologetic”.Kënga pati premierën me 26 shtator. Ajo zuri vendin e parë në 16 shtete të ndryshme dhe ishte në top 10 në më shumë se 30 shtete. Gjithashtu kjo këngë u bë kënga e 12 e Rihanna-s që zë pozitën e parë, duke e lënë pas Madonna-n.Kjo këngë u promovua edhe me performanca live në spektaklin e “Victoria’s Secrets” dhe në “X Factor” në Britaninë e Madhe.Bruno Mars – Locked out of heaven"Locked Out of Heaven" është këngë e kantautorit amerikan, Bruno Mars nga albumi i tij i dytë, “Unorthodox Jukebox”. Ka qenë kënga paralajmëruese e albumit të ri e cila u publikua me 1 tetor."Locked Out of Heaven" mori kritika positive. Gjithashtu kjo këngë është komentuar edhe si dedikim për aktoren Halle Berry.