Shi meteorësh në 3 janar, NASA: Fenomeni do të shikohet më shumë në Azi

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, thotë se pjesë të një asteroidi që rrotullohen rreth diellit për qindra vjet mund të shikohen nga toka këtë javë.Meteorët Quadrantid do flakërojnë në qiell kur të hyjnë në atmosferën e Tokës me shpejtësi rreth 145 mijë kilometra në orë dhe do të digjen 80 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës.Ky do të jetë shiu meteor i parë i vitit dhe do të zgjasë vetëm disa orë. Kulmi i djegies është nesër, më 3 janar, rreth orës 14.00 UTC (15.00, sipas kohës së Shqipërisë).NASA thotë shikuesit në Azi do të kenë mundësinë për të parë numrin më të madh të këtyre meteorëve.