Psikologë të paliçensuar në gjykata?! "Alarm" s'merr përgjigje nga Ministria e Drejtësisë
Të vetmit ekspertë që punojnë në gjykata por të paliçensuar, janë psikologët.Fenomeni është investiguar nga stafi i emisionit Alarm, i cili ka kontaktuar disa nga psikologët që punojnë në gjykatën e shkallës së parë Tiranë, për të mësuar mënyrën e funksionimit të punës së tyre në organet e drejtësisë, duke zbërthyer kështu gjithë grupin i cili drejton aktualisht punën e tyre.Në mungesë së liçencës shërben një master, masteri i shkencave në psikologji ligjore, të cilin detyrimisht duhet ta përfunosh në një universitet privat , i vetmi që ofron një kualifikim të tillë, ndërsa regjistrimet i bën një shoqatë që merret me psikologët.Në këto kushte duket se roli i shtetit dhe kontrolli mbi punën e psikologut në fushën e drejtësisë nuk egziston.Nga ana tjetër ekspertë si psikologët kanë një rol dhe ndikim të rëndësishëm në vendimet e marra nga gjykatat, në çështje të ndryshme, kryesisht familjare.Për të përcjellë këtë shqetësim gazetarët e Alarm, për ditë me rradhë u përpoqën të kërkojnë një informacion, apo realizojnë një takim me ministrin e drejtësisë z.Nasip Naço, por pas shumë përpjekjesh, një gjë e tillë nuk u realizua.Vetë ministria u shpreh përmes zyrës së saj të shtypit se ajo është e zhveshur nga kompetencat në lidhje me licensimin e psikologëve që punojnë në gjykata, duke e përcjellë përgjegjësinë tek këto të fundit.Stafi i Alarm do të vazhdojë të trokasë në Ministrinë e Drejtësisë, për të propozuar ndërmarrjen e një nisme ligjore për liçensimin e psikologëve që punojnë në gjykata, duke dashur të ligjëroj punën e tyre në organet më të larta të drejtësisë dhe rritur përgjegjësinë dhe kontrollin e shtetit mbi punën e tyre.