Cili lider do të hidhet në përqafimin e Hashim Thaçit?
Ai që ishte deri më tash, AKR, u nis në rrugë pa kthim. Kreu punë. Krejt sytë tash janë drejtuar tek Ramush Haradinaj. Aleancat e partive të vogla me PDK’në, deri më tash, janë treguar vetëvrasëse. A do të pranojë një të tillë Haradinaj, apo do të ngulë këmbë në postin e Kryeministrit.Sigurisht që kryetarëve të partive opozitare do t’u duhet pak më shumë kohë për ta kapërdirë rezultatin që e kanë korrur dje në zgjedhjet e përgjithshme. Por mëgjithatë, sado vonë, ata duhet të përballën me një kërkesë nga fituesi i këtyre zgjedhjeve, kryetari i PDK’së, Hashim Thaçi, për të qenë partner qeveritar.Prej kësaj matematike, sigurisht se do të vetëpërjashtohet Lëvizja Vetëvendosja, e cila është më e qarta në këtë relacion. Ata nuk bëjnë koalicion me PDK’në. Pak a shumë në të njëjtën linjë me VV’në, ka qenë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Zyrtarët më të lartë të partisë kanë deklaruar se me asnjë kusht në bëjnë koalicion me PDK’në.Madje Kryetari Mustafa ka paralajmëruar se do të japë dorëheqje, nëse i humbet zgjedhjet. Tash ky mallkim si duket do ta ndjekë nga prapa. Kështu që PDK në tavolinë i ka dy opcione: AAK’në dhe Nisma’në. Sic tashmë dihet botërisht ish partneri i PDK’së, AKR, ‘kreu punë’ në këto zgjedhje: u asgjesua politikisht.Ky ishte cmimi që u desht ta paguaj për partneritetin me PDK’në. Ndërsa Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, do opcionet e vetme të Thacit, për t’u mbështetur, edhe më tutje nuk janë deklaruar. Haradianj, e ka bërë të qartë cmimin e tij: Postin e Kryeministrit. Rezultati zgjedhor për ketë subjekt politik nuk ishte ai më i miri, por mëgjithatë duket të jetë kritik për PDK’në.Me Ramush Haradinajn dhe minoritarët Thaci mund ta formojë qeverinë e ardhshme. Por është një pikëpyetje e madhe nëse Haradinaj do të pranojë të shitet me cmimin që ishte shitur AKR. Duke qenë patericë e PDK’së, gjë që nëse vepron kështu pak a shumë dihet fati që do ta presë në zgjedhjet e ardhshme.Apo ndoshta PDK do ta sakrifikojë pozitën e Kryeministrit, për të mos e cuar poshtë ketë fitore të mbrëmshme. Roli i Fatmir Limajt, ndonëse ishte befasi e të gjithëve, duke e kaluar pragun, nuk duket të jetë shumë i madh. PDK’së nuk do t’i mjaftojë vetëm partneriteti me Nisma’në dhe me minoritarët, në mënyrë që për t’i pasur gjithë numrat e nevojshme për qeverinë. Por megjithatë edhe ky do të jetë një test për Limajn, që opinion të bindet se sa serioze ka qenë oferta e tij.Analize nga Gazeta Express 9 qershor 2014