Nishani në Katar: Bashkëjetesa fetare vlerë identifikuese për Shqipërinë
Presidenti Nishani mbajti fjalën përshëndetëse në sesionin e hapjes së Forumit “SH.B.A. – Bota Islame’.Ai shprehu krenarinë për shoqërinë shumëfetare shqiptare me shumicë muslimane, ku anëtarët e të gjitha besimeve bashkëjetojnë për shekuj në paqe dhe harmoni të plotë.Nishani ka përmendur në Katar vargun e Pashko Vasës, njërit prej poetëve më në zë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, “Feja e shqiptarit është shqiptaria”.“ Të tre besimet, myslimane, ortodokse, katolike , bashkëjëtojnë në harmoni dhe janë shndërruar për në një një vlerë të çmuar identifikuese. Ato janë një shembull, nga i cili mund të mësojnë shumë shtete. Shqiptarët nuk ranë në grackën e “ngjyrimeve fetare”. Ne shqiptarët jemi krenarë se jetojmë në një shoqëri bashkëfetare dhe kemi qënë të vëmëndshëm ndaj rreziqeve kërcënuese. Shqiptarët kanë treguar kujdes që të edukojnë të rinjtë, për të respektuar kufinjtë dhe lirinë e fesë së tjetrit”, tha ai.Më tej, ai ka theksuar se Shqipëria, edhe pse një vend laik, ka qënë e vëmendshme që politika të jetë e ndarë nga feja dhe të mos përdoret për qëllime politike.Nishani nuk la pa përmendur shqiptarët e Kosovës, të cilët formësuan “rezistencën paqësore”, si qasje pragamtike për të arritur pavarësinë nga Beogradi.Ai vlerësoi marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, të cilat shënuan kulmin në 2007 me vizitën e George W Bush.“ Shtetet e Bashkuara na u gjendën gjithmonë pranë, në kalimin e vështirë, por të domosdoshëm të vendit nga sistemi njëpartiak në atë shumëpartiak, nga ekonomia e centralizuar në ekonominë e tregut të lirë, nga sigurimi kombëtar me bunkerë në një regjim sigurimi ndërkombëtar, nga shteti i dhunës në sundimin e ligjit, nga vendi më i izoluar në vendin anëtar të NATO-s dhe aspirant për në BE”, tha ai.Gjatë vizitës së tij në Katar, ai shoqërohej nga zonja e parë dhe delegacioni shqiptar.