MAS: Prindër, fëmijët me çertifikata në provimin e maturës e jo me celularë
Tiranë –Ministria e Arsimit dhe Sportit ka paralajmëruar maturantët dhe administratorët , që të bëjnë kujdes gjatë zhvillimit të provimit të matematikës, i cili nis paraditen e së hënës.Zv.ministrja,Nora Malaj, në një deklaratë për mediat u shpreh se në rast të mosrespektimit të rregullores, do të ndërmerren masa të ashpra.“Merrni masat e duhura për paraqitjen e fëmijëve në kohë në qendrën e provimit dhe pajisjen e tyre me mjete identifikimi. Në mungesë të mjetit të identifikimit nxënësi duhet të jetë i pajisur me vërtetimet e firmosura nga drejtuesit e shkollave;Mos lejoni fëmijët të futen në provime me mjete identifikimi të personave të tjerë, pasi do pezullohen dhe ndëshkohen sipas rregullores së MSH 2014; Mos lejoni fëmijët dhe nxënësit të marrin dhe të përdorin celular ditën e provimit, pasi do pezullohen konform rregullores. Mësuesit administratorë dhe përgjegjës administrimi nuk do të përdorin celular ditën e provimit;Të shmangen nga provimi mësuesit administratorë që kanë konflikt interesi; Për nxënësit dhe administratorët që do të thyejnë rregulloren e MSH gjatë procesit të provimit do të merren masat e duhura në zbatim të akteve nënligjore në fuqi.Nxënësit duhet të marrin 10 pikë (20%) për të qenë kalues” tha Malaj.Provimit të Matematikës, i dyti pas asaj të Gjuhës do ti nënshtrohen rreth 45 mijë maturantë, në 212 qendra në të gjithë vendin, ndërsa teksti sipas Malaj është realizuar nga mësues ekspertë.“Testi i matematikës është hartuar nga mësues ekspertë në fushën e matematikës, duke pasur për bazë programet orientuese të hartuara nga IZHA dhe të miratuara nga MAS, si edhe lëndën e zhvilluar në tre vitet e shkollës së mesme”. ar.sh/Oranews.tv