“Lufta e kryetarëve” në Dhomën e Ndërmjetësimit, Avdyli: Bici me vulë të falsifikuar
Ndërmjetësimi alternativë për zgjidhjen e konflikteve, duket që nuk është zgjidhje për vetë ata që e ushtrojnë këtë profesion.Në një aktivitet dedikuar zgjidhjeve të çështjeve pa shkuar në Gjykatë, ka dalë në pah lufta mes dy grupeve në dhomën e ndërmjetësuesve. Eglent Beci, pretendon se është ai kryetari i dhomës, duke akuzuar se Drita Avdyli e mban postin e kryetares në kundërshtim me ligjin.“Sot që ne flasim ,tagrat juridike ligjore të “Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësuesve” tek i vetmi institucion shtetëror ku rregjistrohet administratori i Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve që është Drejtoria Rajonale Tatimeve Tiranë, i ka kryesia e re me Kryetar Euglent Bici, Euglent Bici jam unë", tha ai.Drita Avdyli nga ana e saj, sqaron se është ajo kryetarja që njihet nga Ministria e Drejtësisë dhe akuzat e Becit, janë rrëzuar nga gjykata.“Ja ku ështe vendimi që zoti Bici me vulë të falsifikuar i është drejtuar organeve, g ykatës adnmministrative dhe kërkon pengimin e vendimit a dminitrativ. Ketu ë shtë dhënë vendimi në dt 22 5 për refuzimi të sigurisë së padisë”, tha Avdyli.Në kohën kur u krijua dhoma e ndërmjetësueve u tha se do të lehtësonte mjaft punën e gjykatave,duke qënë se një pjesë e çështjeve do zgjidhej mes palëve, me asistimin e ndërmjetësve. Lufta e brendshme në këtë dhomë ka bërë që energjitë të fokusohen te posti i kryetarit.