Tiranë, banorët e njësisë 8 kundër vendimit të Këshillit të Territorit

Tiranë-Banorët e njësise bashkiake numër 8 kanë kundërshtaur vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit, për ta shpallur atë zonë historike ku ndalohet ndërtimi i pallteve. Sipas banorëve ky vendim diskriminon qytetaret autoktonë , duke penguar zhvillimin e pronës së tyre.“Për çudi pasi Këshilli i Tiranës bëri studimin e Tiranës dhe këtë zonë e futi në zonë ndërtimi zhvillmore, përsëri KRRTSH e bllokon këtë dhe na heq ne të drejtën legjitime për ta zhvilluar pronën tonë, në mënyrë që dhe në mos diskriminohemi port ë kemi interesat tona për familjet dhe fëmijët tanë.”“Kryetari i Këshillit të Territorit, kryeministri i sotëm meqë e ha meraku për zonë historike në kohën që ka qenë kryetar bashkia është ndërtuar pallat, me lejën e këtij që sot është kryeministër dhe atëherë ishte kryetar bashkie”, deklaruan banorët.Per zgjidhjen e kësaj situate banorët kanë kërkuar dhe ndërhyrjen e prefektit.“Do bëjë mirë të na mbështesë edhe ne në mënyrë që qeveria mos na nëpërkëmbë të drejtat tona, në mënyrë që ne most ë shkelemi me këmbë.Për këtë shqetësim banoret e njësisë 8 i janë drejtuar dhe gjykatës kushtetuese me një peticion, duke theksuar se qeveria po i diskriminon duke u mohuar zhvillimin e pronës së tyre.