Krujë, asgjesohen me djegie 200 rrënjë kanabis sativa
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2014, 15:00
Krujë-Policia ka konstatuar dhe më pas ka asgjesuar me djegie 200 rrënjë kanabis sativa në fshatin Bret. Lënda narkotike ishte e mbjellë në 5 parcela.Operacioni i koduar “Bret 2014” u realizua nga strukturat e policisë së Krujës bazuar në planin për kontrollin e territorit, ku dyshohet se kultivohet bimë narkotike.Ndërkohë u kryen veprimet e para hetimore dhe po vijon puna për identifikimin e personave përgjegjës.Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Kultivimi i bimeve narkotike ”.Kontrollet e strukturave të policisë do të vijojnë, me synim monitorimin e plotë të të gjithë territorit.
