Financial Times: BE gati të pranojë Shqipërinë, Skeptikët zbutën qëndrimin

Tirane- “BE është gati të pranojë Shqipërinë, si kandidate për tu anëtarësuar” ky është titulli i gazetës së njohur , Financial Times të publikuar sot.Në shkrimin e dy gazetarëve Christian Oliver në Bruksel dhe Kerin Hope në Athinë, Bashkimi Europian pritet të pranojë Shqipërinë si një vend kandidat për anëtarësim, një lëvizje kjo që pritet të shkaktojë kundërshti të forta nga rrymat ekstremiste që kanë fituar terren brenda parlamentit europian.Financial times, në një analizë dedikuar statusit të shqipërsië shkruan se vendimi për të afruar Shqiipërinë me BE, një vend ky kryesish mysliman dhe i varfër, po krijon ndasi vecanërisht për shkak të frikës nga rritja e emigrimit dhe krimi i organizuar. Gjermania, holanda, britania dhe Franca kundërshtuan statusin vitin e shkuar ndërsa Italia dhe greqia argumentojnë se zgjerimi I BE-së ,me vendet e ballkanit do të ndihmojë të reduktojë konfliktet shoqërore dhe politike në rajon.Ndërkohë zyrtarë të bashkimit Europian thonë se britnai, gjermania deh holanda tani e kanë zbutur qendrimin e tyre ndak kandidaturës së shqiëprisë. Edhe pse tani ka më shuëm gjasa që kandidaturë të miratoeht, ata paralajmërojnë se rruga e shqiëprisë drejt anëtarësimin edhë shumë e gjatë dhe e vështirë, pasi nuk do të ketë anëtërsime të reja deri pas viotit 2021.Sipas Financial Times vendimi për ti dhënë statusin shqipërisë, dikur një vend nën diktaturën e enver hoxhës, është një test për Bashkimin europian në një kohë që si partitë populiste dhe ato që janë në shumicë në PE,  janë skeptike për aftësinë e BE-së për tu zgjeruar pas krizës që përshiu eruzonën.Financial Times i referohet qëndrimit të partisë eurospekptike britanike Ukip e cila e përshkruan kandidaturën e Shqipërisë si një cmenduri totale.Por ky reagim i saj është përdorur nga kryeministri i Britanisë Kamerun si një mekanizem politik dhe në dhjetor ai kërcënoi se do të vërë veton ndaj zgjerimit të BE-së nëse nuk vendosen rregulla të reja për të ndalur emigrimin në masë.Por përballë një refuzimi të përsëritur, kryeminsitri Rama ka paralamjëruar se do të jetë e rrezikshme për BE-së ti kthejë kurrizin ballkanit pasi gjithë progresi për paqen dhe prosperitetin është bërë falë aspoiratëe për tju bashkuar bashkimit eruopian.Reformat e drejtësisë mbeten kritike dhe procesi i negociatave do të përqendrohet në cështje si gjakmarrja në veri të vendit e cila pengon shumë qytetarë të dalin nga shtëpitë e tyre.Ndërkohë gazeta citon një zyrtar perendimor i akredituar në Tiranë i cili thotë se koalicioni qeveritar i drejtuar nga Partia Koaliste ka bërë progres në luftën kundër korrupsionit dhe reformën në administratën publike, por mbetet ende shumë punë për t'u bërë. Ligjet janë aty, si ai i Antimafias, por nevojitet zbatimi i tyre dhe duhet bërë më shumë për problemenin e korrupsionit dhe drejtësisë,' ka thene diplomati perëndimor.