Komisioni hetimor: Baza ushtarake e Gjadrit u përdor për trafik droge në qeverisjen e PD

Tirane- Trafiku ajror i drogës nga  aerodromi i Gjadrit është bërë në kohën e qeverisjes së Sali Berishës. Madje personat që kanë qenë të përfshirë janë prezantuar si të SHISH si dhe kishin leje nga ministria e atëhershme e Mbrotjes.Këto janë rezultate të konkluzioneve që ka nxjerrë komisioni hetimor ngritur nga maxhoranca për të vërtetuar akuzat për përdorimin e infrastrukturës ushtarake në trafikun e drogës, dhe që u bojkotua nga opozita.Për këtë komisioni hetimor mbylli punimet dhe materialet do i dërgohen Prokuirorisë së Përgjithshme.Kryetarja Ermonela Felaj tha se dëshmitë flasin për një linjë të rregullt të trafikut nga baza e Gjadrit për periudhën 2012 deri në fillim të 2013-së. Sipas saj Shërbimet e Inteligjencës kanë qenë në dijeni dhe nëse do kishin ndërhyrë ky trafik do të ishte shmangur“Me qëllim vënien para përgjegjësisë të të gjithë zyrtarëve shtetëror ose jo që kanë bërë të mundur ngritjen dhe funksionin e të linje të rregullt të trafikut ajror të lëndëve narkotike nga baza ajrore e Gjadrit në periudhën e ish qeverisjes së mëparshme,” tha kryetarja e këtij komisioni Ermonela Felaj.Komisioni hetimor ka siguruar dëshminë e një punonjës që ishte me shërbim në aerodromin e Gjadrit Lezhë nga 2011 në 2013. Dëshmitari S.Gj thotë se ka parë një avion i cili është ulur disa herë në aerodrimin e Gjadrit në tetor- nëntor 2012 dhe ngarkonte pako të mbështjella me natriban.“Këto ulje të avionëve në pistën e avionit të Gjadrit janë kryer ditëve të shtuna e të diela ora 8- 11 30 dhe të martë e të mërkurën ora 13:00- 15:30 në periudhën tetor- nëntor 2012. Por nuk janë evidentuar në librin e shërbimve të komandanit të Gjadrit"Trafiku i droges nga Gjadri nga 2012-2013  Ja provat e komisionit hetimor (Pjese nga konkluzioni i lexuar nga Felaj)Më konkretisht në aerodromin e Gjadrit në Lezhë sipas dëshmitarit të identifikuar rregullisht nga strukturat tek të cilat ai ka deklaruar si shtetasi me inicialet S.Gj ka deklartë të tij të datës 17-10 -2013 të administruar nga policia ushtarake, në periudhën e mësipërme është kryer aktivitet kriminal i tasportit të lëdëve narkotike, nëpërmjet avionëve të vegjël sportive të cilët uleshin herë pas herë në pistën e aerodromit të Gjadrit.Dëshmitari ka punuar në aerodromin e Gjadrit në Lezhë nga viti 2011- 2013 si ushtarak nën officer dhe në periudhën që ai ka dëshmuar ka qenë në detyrë në shërbim ushtarak të ruajtjes së pistës së avionëve në bazën ajrore rezervë, Gjadër. Sa më lartë  konfirmohet  nga një verifikim  që kemi bërë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe ata na kanë sjell një përgjigje për personin në fjalë me shkresën 407 fraksion 2 protokoll i datës 28 Maj 2014.Çfarë pa dëshmitari?"Kam qënë në shërbim në aerodromin Gjadër, Lezhë, nga 2011-2013. Kur kam qenë në shërbim në muajin tetor 2012 kam patur informacione nga personat që kanë bagëti se këtu ulet një avion charter në fund të aerodromit që ngarkonte disa arka të dyshimta.  Në një prej ditëve që unë isha me shërbim, ulet avioni rreth orës 07:30, për të cilin kam komunikuar në telefon me komandantin e truprojës së bazës së Gjadrit dhe i kam thënë se këtu vjen një avion charter. Komandanti i truprojës me iniciale E.M, së bashku me një roje që ka po të njëjtat iniciale kanë shkuar në aerodrome me motoçikletë dhe e kanë gjetur avionin me 5 persona të tjerë dhe kanë konstatuar furnizmin me karburantë dhe pako të mbështjella me natriban të avionit charter, sa për ilustrim (tregon fotot). Duket qartë se çfarë mbështillet, çfarë përfaqëson pako e mbështjellë me natriban?Përfaqëson pako me lëndë narkotike. Janë pyetur personat në fjalë se çfarë po bënin në një bazë ushtarake dhe përgjigja ka qënë se po bënin stërvitje në luftën kundër narkotikëve dhe se ishin të SHIK-ut. Kur komandanti i i ka thënë se po vjen përgjegjësi, njëri prej tyre ka thënë se ne jemi të SHIK-ut dhe kanë ikur. Dëshmitari S.Gj në informacionin e tij pohon se ka komunikuar me kapitetin me inicialet A. Sh duke i thënë shprehimisht se ishte ulur një avion i cili kishte të ngarkuar diçka të dyshimtë. Ky i fundit ka komunikuar me oficerin e drejtimit B.D i cili ka tentuar ta mbulojë këtë fakt duke e urdhëruar të mos raportojë që është ulur avioni, por vetëm ka fluturuar.  Është ulur avioni por  dhe se s'ka çfarë ju duhet me këtë punë. I njejti avion sipas dëshimisë së dëshmitarit S.Gj, i njëjti avion ka fluturuar pas dy ditësh por nuk është ulur në Gjadër dhe i njejti avion ka ardhur dhe pas dy javësh. Dëshmitari e ka parë në këtë periudhë, tetor 2012, 4 apo 5 persona që ngarkonin avion me karburant dhe pako të mbështjella me natriban. I kanë pyetur nëse keto kishin autorizimi dhe këto i kanë dhënë të njejtën përgjigje, ne jemi të SHISH, dhe sipas dëshmitarit ishin të armatosur.Dëshmitari S. Gj Ka komunikuar sërish me një epror me kapitenin A.Sh, i cili i ka thënë të mos u hapte telashe. Pas këtij moment avioni ka shkuar në Gjadër edhe dy herë të tjera, por dëshmitari nuk është afruar pasi disa persona i kanë thënë se për të punuar në aerodrome kishin marrë leje nga Ministria e Mbrojtjes.Menjëherë pas këtyre ngjarjeve, në fillim të vitit 2013, dëshmitari S.Gj është lëvizur nga Shërbimi për një vend tjetër pune. Këto veprime, këte ulje të avionëve që ngarkoheshin me pako të mbështjella me natriban në pistën e aerodromit të Gjadrit, që përshkruan dëshmitari S. Gj, janë kryer ditëvë të shtuna dhe të diela ora 8 deri 11.30 dhe të martën apo mërkurën, ora 13-15 e 30 në periudhën tetor-nëntor 2012, por nuk janë evidentuar në librin e shërbimit të truprojës Gjadër.Dua të theksoj se aerodrome rezervë, qëndra e materialeve të  tepërta të forcave të armatosura dhe stacioni meterologjik Gjadër- Lezhë, ky është emërtimi që ka aerodrome i Gjadrit, që nga 1 qershori i vitit 2012 është në planin e përhapjes por si  personel të  angazhuar në këtë strukturë  është ai meterologjik.Personeli që angazhohet për ruajtjen dhe sigurinë është ai  i kompanisë së mbështetjes në rinas.Shërbimi është i organizuar me një komandant truprojë, dy vend roje 24 orëshe, pista e avionit ruhet me vëzhgim dhe i njejti personal është i angazhuar të ruaj dhe tre objekte të tjera, pra e shikoni sa pak personal funksion në aerodromin e Gjadrit Opozita pa çertifikatë sigurieNdërkohë u shpreh se deputetët e opozitës përveç njërit të tjerët nuk kanë pasur çertifikatë sigurie.Kryetarja e komisionit sqaroi pse një pjesë e mbledhjes, ku nuk është e pranishme opozita u zhvillua me dyer të mbyllura."I  githë informacioni shkresor që ka ardhur pranë komisionit është informacion i klasifikuar si sekret shtetëror. Për këtë arsye pjesa e shqyrtimit të dokumenteve u bë me  bëhej me dyer të mbyllura. Të gjithë janë të pajisur me certifikatë sigurie”.Komisioni nis punimet me dyer të mbylluraNë orën 11: 30 minuta Komisioni hetimor i ngritur për të vërtetuar akuzat për përdorimin e infrastrukturës ushtarake në trafikun e drogës  nisi punimet me dyer të mbyllura.Komisioni i cili po vazhdon punimet pa praninë e opozitës do të miratojë procesverbalin e datës 13 prill 2014 si dhe do të shqyrtojë materialin shkresor të mbledhur, dhe do të jetë i hapur për mediat vetëm për konkluzionet e hetimeve.Ndërkohë burime nga PD thonë se Komisioni është inekzistent dhe se pretendimet e demokratëve u vërtetuan me rënien e avionit në Divjakë.Do behen publike faktetPritet që sot të bëhen publike fakte të reja për trafikun e drogës.Edhe kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook e Twitter paralajmëroi se kryetarja e këtij komisioni Ermonela Felaj do të paraqesë fakte të cilat “flasin shumë për të gjithë” 

 Edhe kryetarja e këtij komisioni hetimor deklaroi dje në një bashkëbisedim me gazetarët  "se të dhënat janë të tilla që sqarojnë qoftë gjendjen para 23 qershorit, qoftë gjendjen pas 23 qershorit dhe do të shohim se cila është shkalla e vërtetësisë së këtyre akuzave që janë bërë publike deri më sot. Pra, nuk do të mbetet asgjë pa sqaruar në ato që janë thënë, për këtë ju siguroj."