Shkon për peshkim, mbytet në lumë 38-vjeçari nga Berati, Sokol Hysa

Berat- Një 38-vjeçar nga lagjia “Kushtrim” në rrethin e Beratit është gjetur i mbytur në ujërat e lumit Osum.Sokol Hysa ka shkuar për peshkim mesditën e të mërkurës, por nuk është kthyer në mbrëmje në shtëpi.Të shqetësuar sepse ai nuk përgjigjej edhe mëngjesin e djeshëm në telefonin celular,familjarët kanë njoftuar policinë.Menjëherë kanë filluar kërkimet nga ana e uniformave blu dhe banorëve të zonës ku mendohej nga familjarët se 38-vjeçari shkonte për peshkim dhe pas disa orë kërkimesh,trupi i pajetë i tij është gjetur në breg të lumit Osum,në afërsi të fshatit Vodicë dhe është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit.Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se ngjarja ka qënë aksidentale dhe sipas ekzaminimit të vendit të ngjarjes por edhe dëshmive të banorëve të zonës mendohet se 38-vjeçari,gjatë rrugës për tu kthyer ka shkarë dhe ka rënë në ujë në një zonë me thellësi dhe nuk ka mundur dot të dalë më në sipërfaqe.Familjarët dhe fqinjët e Sokol Hysës,përveç keqardhjes për këtë humbje,shprehen se ai ishte një djalë punëtor dhe shumë i edukuar.