Vlorë, zbulohet parcela me drogë, asgjesohen 450 rrënjë bime kanabis

Policia e Vlorës asgjeson 450 rrënjë bime narkotike kanabis sativa. Efektivat e Komisariatit të Policisë në kuadër të planit të masave kundër kultivimit të bimëve narkotike ditën e djeshme në fshatin Dushkarak në vendin e quajtur “Cerka” është bërë e mundur që në një zonë të pyllëzuar me pemë të larta të zbulohen dhe asgjesohen rreth 450 rrënjë bime narkotike “Cannabis sativa”.Lënda narkotike ishte me e gjatë nga 60–80 cm. Policia bëri dokumentimin e plotë ligjor në lidhje me këtë rast dhe ka filluar procedimi penal për identifikimin e kultivuesve.Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.