Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në Ora News

Në kohën kur opozita e bashkuar duket më e vendosur se kurrë për të vazhduar serinë e saj të protestave, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte i ftuar në emisionin " Tonight Ilva Tare", në RTV "Ora News", për të folur për çështjet më të nxehta politike në vend. Kreu i PD u prit nga Presidenti i televizionit, z. Ylli Ndroqi, si dhe nga stafi drejtues.Përballë gazetares Tare, Basha kërkoj largimin e Kryeministrit Rama dhe Qeverisë së tij, me argumentin se trafiku i drogës ka dalë jashtë kontrollit.