Pastrimi i bregdetit, Rama: Plazhe pa plehra e mushkonja për turistët
Tiranë- Ministria e Mbrojtjes dhe FA vijojnë aksionin e pastrimit të vijës bregdetare me moton “Shqipëria është e të gjithëve, ta mbajmë pastër”. Kryeministri Rama në faqen e tij në fb ka përshëndetur aksionin, ndërsa ka publikuar një set fotosh përmes të cilave ilustron gjendjen në të cilën ishte bregdeti shqiptar dhe si është sot pas ndërhyrjes së ushtrisë.“Vijon puna për Shqipërinë Turistike që këtë vit do t'i mikpresë pushuesit në plazhe të pastra, pa plehra e pa mushkonja. Një plan i plotë masash me kohëzgjatje deri në fund të gushtit ka filluar të jetësohet përgjatë gjithë vijës bregdetare”.Aksioni i nisur të shtunën do të përfundojë në fund të sezonit turistik.Nga fillimi i qershorit do të ngrihen 11 fushime për 2 muaj që do të pastrojnë çdo ditë bregdetin, ndërsa në korrik do të organizohet për herë të parë festivali i detit.