Punësimi informal, Ylli: Sektori i ndërtimit, numrin më të lartë të aksidenteve
Tiranë- Sektori i ndërtimit vijon të mbetet një nga punëdhënësit me rrisqet më të mëdha për punonjësit, sa i takon sigurisë në punë. Ky fakt është bërë me dije nga kreu i Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli, i cili duke folur në një seminar per sigurine dhe shendetin ne punë tha se ndertimi është një ndër sektorët ku jane shenuar aksidentet me te medha në punë.“Kemi hartuar një listë te subjekteve me rrezikshmeri te larte. Ne po perqendrohemi ku eshte problematika me e madhe. Ka patur edhe saksione ne baze ligji. Kemi nisur monitorimin e minierave si risk me vete. Ndertimi ka qene nje nder sektoret ku jane shenuar aksidentet me te medha” tha ai.Një tjetër problematikë e ngritur nga Ylli është dhe numri i lartë i subjekteve informale. Ai u shpreh se do ketë monitorim dhe kontroll të vazhdueshëm të subjekteve për punësim.“Keto aksidente kane ndodhur ne subjekte qe nuk jane te regjistruara/ilegale.Rezultojne 1700 subjekte te paregjistruar, 2000 punonjës informal. 44 aksidente. 11 me humbje jete ne kushtet e punes. 101 punonjes te diagnostikuar me semundje profesionale” theksoi Ylli.Kreu i Inspektoriatit të Punës vlerësoi se fushata e nisur nga inspektoriati po jep rezultatet e veta, ku sipas tij bizneset po sensibilizohen per sigurine ne pune.“Po krijojmë një klime bashkepunimi me biznesin, kemi pasur takime ne disa qarqe. Ka me teper sensibilizim per sigurine ne pune. Ne jemi te angazhuar per zbatimin e ligjit. Duhet të jemi te ndergjegjshëm per bazen ligjore. Ka patur nje permiresim te ligjit per sigurine ne pune. Qellimi yne eshte vleresimi i rriskut qe ne fillim. Te rendesishme janë ngritja e keshillave te sigurise ne pune” përfundoi ai.