Integrimi, Limaj: Kërkon mirëmbajtje të shtetit dhe plotësim standardesh

Tiranë- Nuk është sasia e demokracisë dhe liririsë, por cilësia e tyre që duhet të na bëjë pjesë e familjes së madhe europiane. Kështu deklaroi politikani kosovar, Fatmir Limaj, duke iu referuar prespektivës europiane të Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas tij klasa politike në dy anët e kufirit duhet të kuptojë se për të qene pjesë e Europës duhet të plotësohen standardet dhe të mirëmbahet shteti.“A ka patur gabime gjatë dhe pas luftës. Unë mendoj se po. Vetëm përceptimi se UÇK ishte një luftë fshatarësh që rebelonte kundër një regjimi barbar do të mjaftonte të shihej si gabimi i parë. Plot nga ne ishim dhe të shkolluar edhe të formuar intelektualisht. Po ja që ishte periudha e pasluftës që solli ngatërresat e para. Kosova vazhdon të jetë vendi më i izoluar dhe më i varfër në Europë, përkundër pranisë masive të ndërkombëtarëve në vend dhe kjo na bën të gjithëve përgjegjës. Kjo na sjell tek dilema e të gjithë shqiptarëve: A ka ardhur koha që kombi shqiptar që ka dy shtete në Ballkan, duhet të ballafaqohet me një fakt esencial , nuk është më sasia e lirisë dhe demokracisë por është cilësia e tyre ajo që duhet ta bëjë pjesë të familjes europiane. Ka ardhur koha që duke filluar nga ne politikanët e deri tek rinia të kuptojmë se për të qene pjesë e familjes europiane duhet të plotësojmë standardet.Ka ardhur koha që secili prej nesh të kuptojë se shteti, ose shtetet janë tonat dhe ato duhen mirëmbajtur. Pa mirëmbajtje të shtetit nuk mund të ketë mirqënie në familjet tona. Duhet të punojmë shumë më tepër” tha Limaj.Deklaratën kryetari i Partisë Nisma për Kosovën, e bëri gjatë ceremonisë në Universitetin e Tiranës, ku u nderua me titullin Doktor ‘Honoris Causa’për kontributin e dhënë për çështjen e Kosovës dhe krijimin e shtetit të ri. Ky titull iu dorëzua Limajt, nga rektori i Univesitetit të Tiranës, Dhori Kule, ndërsa në ceremoni ishte i pranishëm edhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta.“Ky është një prej çasteve më të lumtura të jetës sime, për fakti se jam në një vend ku jam rritur. Nuk kujtoja që do dilnim faqebardhë.Kur kthej kokën mbrapa rrënqethem po ja ku jemi të gjithë sëbashku më të lirë e të bashkuar se kurrë.Fituam si komb”, tha Limaj.MotivacioniLimaj u vlerësua për kontributin e tij që prej viteve studentore për lirinë e Kosovës, si udhëheqës i formacioneve të UCK, se ka mbrojtur moralin e UCK, duke u shpallur i pafajshëm ndaj akuzave për krime lufte.Ai tregoi në Hagë se lufta e popullit shqiptar ishte e drejtë, luftë e një populli që iu nënshtrua genocidit.Ai u vlerësua ndër të tjera si një nga deputetët më të votuar në Parlamentin e Kosovës, një ndër themeluesit e PDK-së, si nënshkrues i deklaratës së pavarësisë, si dhe negociues për shpalljen e pavarësisë.Ndërsa si jurist ai u vlerësua për kontributin në krijimin e shtetit të së drejtës.