Biden: Kufijtë e Europës s’ do ndryshohen kurrë nën kërcënimin e armëve
Rumani- Nënpresidenti amerikan Joe Biden dënoi dje aneksimin e gadishullit urkainas të Krimesë nga Rusia, duke thënë se kufijtë e Evropës "kurrë nuk duhet të ndryshohen nën kërcënimin e armëve".Nënpresidenti Biden foli në një bazë ushtarake pranë kryeqytetit rumun, Bukuresht, para trupave amerikane dhe rumune, si pjesë e një shtytje amerikane për të siguruar aleatët e NATO-s për mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara.Ai e përshkroi aneksimin rusë si "një pushtim të paligjshëm të Krimesë", dhe u bëri thirrje vendeve të NATO-s të "mbeten të vendosura në vendosjen e kostove më të mëdha ndaj Rusisë" për veprimet e saj.Ndërkohë që trazirat e shkaktuara nga separatistët pro-ruse vazhdojnë në Ukrainën lindore, Moska këmbënguli përsëri se dhjetëra mijëra trupa të saj të dislokuara në afërsi të kufirit me Ukrainën kanë filluar të tërhiqen.Kremlini gjatë dy javëve të fundit ka folur për tërheqjen e trupave të saj nga kufiri me Ukrainën, por komanda e NATO-s thotë se ende nuk ka parë dëshmi të tërheqjes së tyre.