Sulm terrorist në Nigeri, 118 të vdekur. Presidenti dënon shpërthimet
Nigeri- Presidenti nigerian, Goodluck Jonathan, ka dënuar shpërthimet e dy makinave bombë në qytetin qendror të Josit, në të cilat humbën jetën të paktën 118 persona.Jonathan tha se ata që kryen sulmin ishin "mizorë dhe të këqinj".Presidenti tha se mbetet i vendosur të luftojë terrorizmin megjithë kritikat që ai ka dështuar për të garantuar sigurinë.Shpërthimet që ndodhën dje rrafshuan disa ndërtesa. Shpërthimet u regjistruan në një treg të mbushur me njerëz, afër një stacioni të autobusëve dhe një spitali.Frika e autoriteteve nigeriane qëndron në faktin se nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga shpërthimet mund të ketë të tjerë trupa pa jetë.Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Por dyshohet se Boko Haram është përgjegjës për shpërthimet. Nigeria është përballur me një fushatë sulmesh nga grupi militant islamik Boko Haram. Muajin e kaluar Boko Haram rrëmbeu 200 vajzave nga një shkollë me konvikt në qytetin veri-lindor të Chibok.Grupi ekstremist islamik Boko Haram fajësohet për vrasjen e mijëra njerëzve ndërkohë që ata po përpiqen të themelojnë një shtet konservator mysliman në veri të vendit.