Naço në Francë: Vendimi i KiE varet nga vendosmëria e reformave

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, pas përfundimit të vizitës në mbretërinë e Hollandës, është   pritur nga homologia e tij franceze, Christiane Taubira.Ministrja e Drejtësisë së Republikës Franceze, Christiane Taubira ka shprehur mbështetjen e saj ndaj të plotë kundrejt rrugës së reformave të iniciuara."Jemi të gatshëm t'ju ndihmojmë në rrugën tuaj të reformave. Shoh se sa jetë ju i keni dhënë reformave në kaq pak kohë dhe ju përgëzoj për vendosmërinë e treguar", u shpreh Taubira.Taubira ka shprehur besimin se “vendosmëria ndaj reformave do të ndikoj në vendimin e Këshillit Europian për statusin e vendit kandidat”.Gjatë bisedës me homologen franceze, Ministri Naço e konsideroi “partneritetin” dhe asistencën franceze të një rëndësie të veçantë.Duke iu referuar thellimit të arritjeve të rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit, përfundimit me sukses të iniciativave të reformës ligjore në fushën e drejtësisë, në inisiativës ligjore për reformimin e Gjykatës së Lartë, Ministri Naço u shpreh i hapur për mbështetjen e Francës kundrejt këtyre reformave, të cilat ai theksoi se është i vendosur t'i bëjë me konsulencën e partnerëve ndërkombëtarë.Gjatë takimeve të nivelit të lartë , Ministri Naço është pritur edhe nga Jean-Marc Sauvé, zv/ President i Këshillit të Shtetit."Franca mbështet përpjekjet e Shqipërisë për çështjet e drejtësisë dhe të sundimit të ligjit", ka thënë Sauve.Nëpërmjet bashkëpunimit bilateral dhe multilateral, Franca garanton ndihmën e saj për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe në forcimin e Statusit të Magjistratit dhe Pavarësinë e Gjyqësorit", ka thënë Sauvé.Në këtë kuadër Ministri Naço e ka mirëpritur çdo mundësi bashkëpunimi apo asistence nga ana e ekspertëve francezë, mbi çështjet e administratës publike, avokaturën e shtetit si dhe gjykatën administrative.Zv/ Presidenti i Këshillit të Shtetit, Sauvé, është shprehur i gatshëm për ta mundësuar një asistencë të tillë, e cila do të fokusohej në trajnimin e gjyqtarëve administrativ.Gjithashtu gjatë këtij takimi, bashkëbiseduesit u ndalën edhe në mundësitë për nisjen e një bashkëpunimi që do krijionte vendosjen e marrëdhënieve bilaterale në fushën e administratës publike."Rritja e standardeve të administratës publike dhe gjyqësore dhe veçanërisht Gjykatës Administrative, përbëjnë një garanci dhe siguri më të madhe drejt realizimit të perspektivave evropiane", tha Naço.