Përmbytjet në Serbi, ambasadori Zariç apel shqiptarëve për solidaritet

Serbia i lëshon Shqipërisë thirrjen për ndihmë! Qytetarët serbë po përjetojnë orë të vështira për shkak të përmbytjeve, dhe apelin për ndihmë shqiptarëve ua sjell ambasadori i Serbisë në vendin tonë Miroljub Zariç.“Duke pasur parasysh që situata akoma nuk është qetësuar sepse presim rritje të nivelit të ujit në lumenjtë të medhenj dhe sidomos në Danub, dhe tani por dhe në muajt në vazhdim Serbia do ketë nevojë për ndihmë. Dëshiroj që në këtë apel ndaj publikut shqiptar, paraprakisht të falenderoj të gjithe ata njerez që kanë dëshirën e mirë të dërgojnë ndihmën e tyre. Rreth detajeve të dërgimit të ndihmës Ambasada do të dërgojë sot informacion mediave elektronike dhe të shkruara dhe për të gjithë ata qytetare të Republikës se Shqiperisë që duan të kontribojnë me ndihmen e tyre, në jemi në dispozicion për informacion shtese dhe ndihme", tha Zariç.Për çdo qytetarë që do të dojë të kontribuojë me ndihmë monetare për Serbinë, ambasada ka hapur lëtë llogari bankare tek të cilat mund të depozihet paratë. Llogaria në lekë tek Alpha Bank, AL55902112090201230009940424.Ambasadori Zariç sqaron se minsitrua e jashtmë e serbisë i është dretjuar me një notë insoticiomeve ndërkombtare dhe ministrisve të një sërë shteteve për të kërkuan ndohmë.Burime zyrtare konfiruan se notën ka marrë edhe Minsitria e Jashtme e Shqitparë, e cila ka njoftuar minsitrisë e linjës,të cilat pritet të ëprcatkojnë ndihmën monetare apo materale që mund t’i ogeohet shtetit serb.Ndërkohë në intersivtën për Ora News, ambasadori serb u ndal edhe në vizitën që kryeminsitri edi rama pritet të zhvillojë në Beograd.“Unë mendoj se pyetja juaj në këtë moment është logjike, megjithatë nuk do te doja te beja nje lidhje midis këtyre dy ngjarjeve të rëndësishme. Dhe me këtë rast dua të përsëris që Kryeministri i Republikes së Shqiperisë Edi Rama është i mirëpritur në një vizitë në Serbi. Kjo është në linjën e qendrimit që para pak kohësh ka shfaqur publikisht kryeministri i Republikes së Serbisë z.Aleksandar Vuçiç, i cili ka shprehur interesin për një takim sa më të shpejtë me kryeministrin e Republikes së Shqiperisë. Për sa i përket pjesës së pyetjes suaj së përse kjo vizitë nuk është realizuar deri tani, dua vetëm të kujtoj ngjarjet e muajve te shkuar, e para se gjithash vendimin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, realizimi i tyre dhe formimi i qeverisë së re çka përfundoi në fund të muajit prill, keto kane ndikuar në mënyre të konsiderueshme në mos realizimin e kesaj vizite. Natyrisht siç ka vleresuar dhe publiku juaj kjo vizite do të jetë jashtezakonisht e rëndesishme, sepse midis Republikes së Serbisë dhe Republikes së Shqiperise sipas bindjes time të thelle, ka interesa te medha të përbashkëta dhe shumë mundësi bashkëpunimi në shumë fusha të ndryshme. Dhe është e sigurtë qe kjo vizitë e nivelit më të lartë do të jetë një arritje e jashtëzakonshme për zhvillimin e gjithë marrëdhenieve mes dy vendeve tona”.Prej disa ditësh Serbia ësnhtë gjunjëzuar për shkak të ëprmbyetjve, ku janë shënuar 20 viktima, ndërsa dhjetëra mijëra vetë janë evakuuar.