Spanja miraton buxhetin e "urisë dhe varfërisë" për 2012, protesta në Madrid
Spanja ka aprovuar buxhetin më të dhimbshëm në historinë e saj. Parlamenti i Spanjës miratoi buxhetin për vitin 2013, i cili përfshin masa shtrenguese të paparë si dhe kursimin e 39 miliard €, i cili sipas levizjes së indinjuarve është një buxhet "i urisë dhe varfërisë", për këto arsye levizja ka ftuar spanjollët të përshëndesin në Madrid buxhetin e sapo miratuar me një "ceremoni mortore"."Ne i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, me qirinj dhe me veshjen e zisë, për të marrë pjesë në këtë demonstratë masive për të treguar se ata refuzojnë, miratimin e këtij buxheti të urisë dhe varfërisë," njoftoi për mediat Levizja.Ndërkohë, mjekët dhe infermierët vazhdojnë duke përmbytur rrugët e Madridit me protesta të quajtura protesta të " bardha"për të mbrojtur shëndetin publik, i cili gjendet në rrezik, si pasojë e buxhetit të vitit 2013. Gjithashtu ne protesta kanë dalë dhe gjyqtarët, avokatët të cilët mbrojnë një drejtësi të paanshme.Buxheti është projektuar sipas qeverisë konservatore të Mariano Rahoi, për konsolidimin e financimeve publike të Spanjës, e cila është ekonomia e katërt më e madhe në Eurozonë që është zhytur në krizë që nga viti 2008, kur plasi flluska e pronave të patudshme."Viti 2012 ishte më i vështirë që kemi për jetuar," pranoi Kryeministri spanjoll Mariano Rahu, i cili, një vit pas ngritjes së tij në fuqi nuk ka mundur ende të perfitoj nga masat shtrënguese shumë të rrepta."2013 do të jetë një vit i vështirë, por do të jetë një vit i stabilizimit të ekonomisë për vendin " tha kreu i Spanjes .