SHBA, populli vazhdon armatosjen

Ndërsa në SHBA debati për kontrollin e armëve ka marrë përmasa të mëdha, sa dhe  presidenti amerikan  Barack Obama ngarkoi zëvendës presidentin Joe Biden për hartimin e reformave të nevojshme në legjislacionin për armë-mbajtjen për të shmangur të tjera tragjedi shitjet e armëve ka pësuar rritje.Në shumë shtete dyqanet e arëve kanë ditë që po lulëzojnë, duke arritur një rritje prej 25 %."Duhet të ndërmarrim masat e duhura për të siguruar fëmijët tanë dhe ne jemi të vendosur të bëjmë gjithcka kemi në dorë për të siguruar jetën e fëmijëve tanë, ndaj jam i sigurtë se brenda një muaji, Joe Biden do të përfundojë detyrën e tij me propozime konkrete", tha Obama.Amerikanët druhen për legjislacion më të ashpër në shitjen e armëve, pas masakrës së javës së kaluar në Konektikat, prandaj  mediat amerikane shkruajnë se populli po arrmatoset. Pas ngjarjes në Sendi Huk, ku i riu Adam Lanza vrau 20 fëmijë të moshës 6- 7 vjeç dhe  6 të rritur, kanë qenë të shumta apelet për kontrollin e armëve.Raporti përfundimtar i autoriteteve amerikane për tragjedinë nuk kanë dalë ende, por ajo që dihet është se Lanza vuante nga një formë e lehtë e autizmit dhe kishte varësi ndaj video lojërave kompjuterike të dhunshme.