Nigeri, SHBA dërgon avionë për të gjetur 200 vajzat e rrëmbyera

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar avionë mbikëqyrës në Nigeri për të gjetur mbi 200 vajzat e rrëmbyera nga kryengritësit islamikë. Lajmi është bërë publik nga zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Jen Psaki. Madje ai thekson se SHBA-të i kanë shpërndarë qeverise në Nigeri edhe imazhe satelitore.SHBA-ja ka dërguar rreth 30 ekspertë teknikë, pjesetarë të FBI-së dhe të Departamentit të Mbrojtjes, në Nigeri për të ndihmuar autoritetet vendase gjatë kërkimeve për mbi 200 vajzat e rrëmbyera. Ndërsa në terren kanë mbërritur edhe ekipe me ekspertë nga Britania e Madhe, Franca dhe Kina ndërsa pritet që së shpejti të mbërrijë edhe një skuadër anti-terrorizëm nga Izraeli.Nigeria dhe SHBA-të kanë deklaruar se nuk e dinë vendin se ku vajzat mbahen vajzat edhe pse Presidenti nigerian ka thënë se beson se ato janë ende në territorin e Nigerisë.Më herët organizata terroriste islamike, Boko Haram bëri publike një video ku tregohen 200 vajzat e rrëmbyera që prej një muaji, duke siguruar se ato janë konvertuar tashmë në myslimane. Në video deklarohet se vajzat do të lirohen në momentin kur do të lihen të lirë të burgosurit e organizatës Boko Haram.Në video edhe njëherë është protagonist lideri i grupit terrorist islamik, Abubakar Shekau, që flet për 17 minuta duke treguar vajzat e mbuluara në një vend që është e pamundur të identifikohet vendndodhjen e tyre./nzh/oranews online/