Durrës, zbulohet baza e falsifikimit të dokumentave zyrtare

Durrës- Zbulohet një bazë e madhe e falsifikimit të dokumentave të ndryshme në Shijak.Efektivë të Sektorit Për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Durrësit, në kuadër të operacionit “Klienti” sekuestruan në ambientet e një banese në qytetin e Shijakut disa mjete moderne që përdoreshin për falsifikim dokumentesh, ndërsa arrestoi në flagrancë dy shtetas.Në këtë bazë u gjeten dhe u sekuestruan 8 vula te ndryshme si :Vulë noteriale italiane me qendër në MilanoVulë komune Milano/ItaliVulë komune Monza/ItaliVulë avokatie italianeVulë e Drejtorisë Rajonale e Shfrytëzimit të Automjeteve në DurrësVulë e Kontrollit Teknik DurrësVulë noterie shqiptareVule për lëshimin e mandat-pagesave të Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor Durrës.Një sasi e konsiderueshme dokumentesh të fallsifikuara, si; polica sigurimi, certifikta pronësie italiane si dhe prokura të posacme, leje drejtimi automjetesh shqiptare, leje drejtimi italiane, karta identiteti italiane, leje qendrimi greke, dokumenta të kontrollit teknik të automjeteve, leje qarkullimi ndërkombetare, dokumenta të kontrollit teknik të automjeteve të shtetit anglez si dhe dokumenta të tjera te Drejtorise Rajonale te Shfrytëzimit te Transportit Rrugor Durrës.Hetimet lidhur me këte bazë të fallsifikimit të dokumentave, zhvilloheshin prej 4 muajsh, në bashkëpunim me Prokurorinë prane Gjykatës së Shkalles së Parë në Durrës.Si rezultat i ketij hetimi u be i mundur arrestimi në flagrance i shtetasve :1.Muhamet Strefi, 56 vjeç, banues në Shijak.2.Alvaro Strefi, 27 vjeç, banues në Shijak, i dënuar me parë për vepra të tjera penale.Ndërkaq materialet proceduriale i kaluan për ndjekje të metejshme Prokurorise së Durrësit për veprat penale të “Prodhimit te mjeteve për fallsifikim te dokumentave”, “Falsifikimit te dokumentave”, “Fallsifikimit të dokumentave shkollore”, “Fallsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave” si dhe “Falsifikimit te vulave, stampave apo formulareve” .