Veliaj në Kuvend: Donit të politizonit grevën e ish-të përndjekurve

Tirane- Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, në senacën plenare të Kuvendit, reagoi lidhur me protestën sotme të ish të përndjekurve politikë."U duk qartë së ata që ishin jashtë dhe po protestonin kishin pritur një sjellje korrekte nga Partia Demokratike, gjatë 8 viteve, kjo është fyerja e parë për të përndjekurit.  Jorida të kam pasur mikeshë tek shkolla “Sami Frashëri’, ke një kuotë inteligjence më të lartë se të dalësh këtu dhe tu thuash të përnjdekuve që Kaç Islami është avokati i të përndjekurve nga Partia Demokratike.E treta po organizohej një grevë, ku përveç atyre që  ishin legjitim ai që organizonte nuk kishtë bërë asnjë ditë burg. Eshtë në fakt pronari që ju me të padrejtë u keni dhënë një pjesë të zyrave tek Instituti i ish të përndjekurve, u keni dhënë 3 dyqane po tek e njëjta rrugë. Ai u deskriditua, nga ata që realisht ishin të përndjekur sot dhe një nga arsyet pse ne nuk kemi as edhe një protestë origjinale është se mundoheni ta politizoni, t’i përçani, ta përdorni sa herë që Kaç Islami dhe Sali Berisha kan qënë në pushtet dhe nuk i kanë bërë dot”.Në fund të fjalës së tij, Veliaj u shpreh se “ne kemi ngritur një grup ndër ministerial, në fakt Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Ministria e Drejtësisë, brënda datës 20 Maj do të kenë një propozimi cili e ndryshon ligjin, duke i dhënë prioritet të përndjekurve që janë gjallë”./ata/oranews online/